Fierakët synojnë merkato cilësore

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fierakët synojnë merkato cilësore

Dy fitoret e fundit bënë që skuadra e Apolonisë të renditej në përfundim të pjesës së parë të kampionatit në vendin e nëntë, me 18 pikë,

e shkëputur gjashtë pikë nga dy ekipet e vendeve të fundit, duke sjellë besim te drejtuesit e klubit, që kërkojnë një skuadër më të fortë, më të organizuar, më agresive dhe më dinjitoze, në mënyrë që të përmbushë objektivin e saj, që është qëndrimi në Superiore. Ky ka qenë dhe qëllimi që ata kanë vendosur për të ndërhyrë në merkaton dimërore, për të afruar disa lojtarë cilësorë dhe me përvojë në pozicionet ku ka pasur pasiguri e mangësi. Zëvendëstrajneri i skuadrës fierake, i mirënjohuri Dhimitër Papuçiu, është shprehur: “Është e vërtetë se Apolonia ka zhvilluar një pjesë të parë të kampionatit të mbushur me oshilacione, por megjithatë, nuk duhet pranuar se kaloi një krizë. Këto oshilacione erdhën si nga mangësitë që paraqiti ekipi në fushën e lojës, ashtu dhe nga faktorë të tjerë”. Gjithsesi, fitoret e fundit me Partizanin 3-1 dhe Teutën 1- 0 në mbyllje të vitit të kaluar rikthyen besimin në skuadër për të njohur më mirë forcat e saj. Përsa i përket merkatos, Papuçiu thekson se drejtuesit e skuadrës së Apolonisë kanë vendosur dhe kanë një plan për të ndërhyrë në merkaton dimërore. Për këtë, ata kanë nisur nga puna për të përmirësuar kontigjentin aktual. Me aq sa është vënë re në pjesën e parë të kampionatit, nevojat kryesore të fierakëve janë për një sulmues të fuqishëm, për një mesfushor organizator, si dhe për një mbrojtës krahu, pa përjashtuar edhe ndonjë lojtar të ndonjë pozicioni tjetër, duke filluar nga ai i portierit. Në aspektin financiar, skuadra ka marrë garanci nga presidenca e klubit. Ata kanë kërkuar që në këtë merkato të afrohen lojtarë cilësorë dhe punëtorë, të cilët kanë vullnet për t’u stërvitur dhe t’i përshtaten lojës së ekipit.

 

 

STËRVITJA E PARË

 

Fierakët do t’u rikthehen nesër seancave stërvitore pas pushimeve të fundvitit, duke nisur kështu përgatitjet për pjesën e mbetur të sezonit, që nuk është pak, por gjysma e dytë e kampionatit. Nën drejtimin e treshes Karishik-Papuçiu-Balla, skuadra e Apolonisë do të kryejë grumbullimin e parë për vitin 2009. Në këtë grumbullim do të jetë i gjithë kontigjenti i lojtarëve që mbylli pjesën e parë të kampionatit fundvitin e kaluar.

 

 

Marre nga : Panorama Sport

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00