Apolonia rrit konkurrencën brenda grupit

Font size: Decrease font Enlarge font
image Apolonia rrit konkurrencën brenda grupit

Fierakët tashmë kanë shumë alternativa, duke mos u ndier askush titullar në ekip

Kur radhët e ekipit shtohen me emra të rinj futbollistësh, gjëja e parë që konstatohet është rritja e konkurrencës brenda një skuadre. Kështu ndodh momentalisht edhe tek Apolonia, pasi afrimi i dy lojtarëve serbë, qendërmbrojtësit Ferizoviç dhe sulmuesit Haxhibuliç, ka rritur më tepër përkushtimin e kontigjentit të futbollistëve dhe ka bërë që të ndihen “ethet” për prezantime bindëse për fitimin e një vendi titullari.

Pozitivja qëndron edhe në faktin tjetër se konkurrencës nuk i druhen jo vetëm futbollistët që kanë njëfarë përvoje të konsiderueshme mbi supet e tyre, por edhe pjesa e futbolistëve të rinj fierakë, të cilët gradualisht po vijnë e promovohen gjithnjë e më fuqishëm brenda frymës së ekipit dhe kontureve të Apolonisë.

Një prej tyre është edhe mbrojtësi i ri dhe i talentuar fierak, pjesëtar dhe i skuadrave kombëtare të moshave, Erald Elmazi, i cili do të provonte barrën e rëndë të titullarit qysh kur skuadrën e drejtonte trajneri Gerti Haxhiu në kategorinë e parë, por e ka bërë një gjë të tillë edhe kur trajneri Karishik ia ka kërkuar.

Elmazi nuk bën pjesë në kategorinë e futbollistëve që flasin shhumë. Për hir të moshës së re që ka dhe karakterit të tij, mbrojtësi i fierakëve shfaqet tepër i përkushtuar në stërvitje, duke punuar gjithmonë fort për të qenë në formë konstante. Por duket se gjithnjë e më tepër shtohet rivaliteti në repartin difensiv, pasi tashmë është shtuar edhe një emër tjetër, siç është ai i Ferizoviçit.

Lidhur me faktin e sigurimit të një vendi në formacion, Elmazi do ta përcjellë si një hap pozitiv, të domosdoshëm dhe të pavend për ta diskutuar në sensin se shtohet lufta për një vend në formacionin bazë. “Kjo është çështje që u takon drejtuesve të ekipit dhe jo ne futbollistëve.

Më vjen mirë që skuadra po përforcohet, sepse është e nevojshme një gjë e tillë, pasi e vërteta është se mbrojtja ka treguar disa probleme gjatë pjesës së përfunduar të kampionatit. Unë jam njëri prej futbollistëve të këtij reparti dhe ndiej e ndaj përgjegjësitë e mia për ndeshjet që kam luajtur, pasi nuk mund të koleksionohen vetëm lëvdatat dhe meritat.

Për një gjë jam i sigurt, se do të jem i gatshëm dhe do të bëj më të mirën për skuadrën. Konkurrenca dhe cilësia në ekip janë vlerë dhe ndihmë për këdo, si në aspektin individual, ashtu dhe në gjendjen grupale të ekipit. Nuk pezmatohem dhe asgjë tjetër nga ardhjet e futbollistëve të tjerë, sepse do të bëj pjesën që më takon,” është shprehur mbrojtësi i Apolonisë, Erald Elmazi.

Tifozët fierakë mbështetin ekipin

Tifozëria fierake është karikuar dhe pret e kërkon më të mirën nga skuadra. Gjithë optimizmi dhe niveli i kërkesës së sportdashësve përligjet dhe nga niveli i lojërave që ka paraqitur skuadra dhe rezultatet që ka marrë ajo së fundi.

Gjatë vitit të kaluar, tifozëria fierake i ka përjetuar të gjitha emocionet që të jep një ndeshje futboli dhe ka qenë në sinkron të plotë me rezultatet dhe lojën e ekipit jo vetëm në ndeshjet e zhviluara në “Loni Papuçiu”, por edhe në ato të transfertës.

Madje përkrahësit e Apolonisë nuk i kanë shpëtuar as privimit që u është bërë për shkak të dënimit të fushës nga incidentet në ndeshjen me Flamurtarin.

Gjithsesi, këto janë ndjesi që t’i shkakton vetëm loja e futbollit dhe ankthet e ecurisë së skuadrës së zemrës. Me të drejtë, në analizën e zhviluar për vitin 2008, në emër të shoqatës së tifozëve “Miqtë e Apolonisë”, kreu i saj, Pirro Toska, ka kërkuar më tepër spektakël nga ekipi, më shumë ndeshje të bukura dhe rezultative, duke shprehur njëherësh edhe besimin e plotë që tifozët kanë te futbollistët dhe stafi drejtues.

 

 

Marre nga : Sporti Shqiptar

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (3 postuar)

avatar
marjo 16 January, 2009 04:10:12
para apollonia
avatar
elmaze gremi 01 February, 2009 02:04:41
une jetoje ne itali edhe se di se si jane gjerate pore do me pelqente po te flisnite edhe per ekipin e clirimit se edhe ata japine pake kontrbut per ierin si ekipe me respekte gremi
avatar
ApolloniaUltras 10 February, 2009 08:24:50
ca clirimi thua re vlla,nje ekip kemi ne fier Apollonia vetem, vetem per Apollonine kemi asnje ekip tjeter ne fier,
total: 3 | displaying: 1 - 3

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
3.67