Kryetari Zeqaj, pret kampionët e rinj.

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Paraditen e sotme kryetari i Bashkisë Fier z. Baftjar Zeqaj priti basketbollistët e ekipit të Para-të Rinjve të Apolonisë, të cilët u shpallën kampionë disa ditë më parë.

Takimi nisi në zyrën e Zeqajt në prani të medias dhe autoriteteve të kësaj njësie vendore. Merrnin pjesë z. Lili Gërmau, Shef i Klubit Shumësportësh Apolonia dhe Shefja e Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë znj. Luiza Strati, trajneri Ervis Qorraj, etj. Pritja nisi me një prezantim të shkurtër të veprimtarisë së këtij ekipi nga ana e shefit të shumësportëshit Lili Gërmau. Midis të tjerave ai u ndal tek puna  e mirë që bëhet me talentet e reja në të gjitha ekipet zinxhir që stërviten pranë këtij klubi. Ai përmendi dhe falenderoi edhe punën shumë të mirë të trajnerit të ri dhe me perspektivë Ervis Qorraj, arkitektit të këtij titulli kampion. 

Më pas kryetarit të bashkisë, në emër të këtyre të rinjve kampionë, basketbollisti Klajdi Ademi i dorëzoi trofeun e titullit të fituar. 

-Është një kënaqësi  e veçantë për mua të pres dhe të përgëzoj kampionë të tillë, u shpreh në fjalën e tij z. Baftjar Zeqaj. Tashmë ne kemi krijuar një shkollë sporti në Fier, jo vetëm për arritjet sportive por edhe për korrektësinë dhe edukatën qytetare të sportistëve. Këtë e kostatojmë tek ekipet e tjera të Shqipërisë të cilat vijnë për tu ndeshur me kënaqësi në Fier, pikërisht për këto standarte sportiveqë ne kemi krijuar. Gjithashtu kryetari Zeqaj ju premtoi basketbollistëve të rinj se jo më larg por vetëm disa muaj, ata do të kenë rastin që të luajnë në parketin e pallatit të ri të sportit, i cili tashmë ka nisur të marrë formë.

 Së fundmi për sportistët kampionë u shpërndanë stimuj moralë.   

fieri.com / Ilirjan Gjika

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
4.00