Esad Karishik, gati testet e kontrollit

Font size: Decrease font Enlarge font
image Esad Karishik, gati testet e kontrollit

 

 

Apolonia ka afro një javë që është akomoduar në Kemer të Turqisë, atje ku është duke zhvilluar periudhën përgatitore të dimrit. Skuadra ka vazhduar të stërvitet me dy seanca në ditë dhe përgatitjet po shkojnë mirë dhe sipas parashikimeve të stafit teknik. Vetë trajneri boshnjak, Esad Karishik, nëpërmjet linjës telefonike nga Kemeri, është shprehur optimist, teksa ka bërë të ditur se lojtarët e tij janë duke i përballuar mirë ngarkesat që u janë dhënë. Tekniku i Apolonisë e konsideron ecurinë e skuadrës deri tani të mirë, duke shtuar se, gjatë kësaj kohe do të synohet që të arrihet një formë sportive sa më e qëndrueshme dhe e mirë. Por mbi të gjitha, do të kërkohet dhe një përgatitje e lartë si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë teknikotaktik. Megjithëse boshnjaku i Apolonisë është duke kërkuar edhe një përgatitje psikologjike të futbollistëve për vazhdimin e kampionatit, Karishik ka theksuar se skuadra është duke u stërvitur me intensitet të lartë. Trajneri dhe pjesëtarët e tjerë të stafit teknik kanë parashikuar që, gjatë qëndrimit në kampingun e Kemerit, të zhvillojnë tri ndeshje miqësore, si me skuadra të kampionatit shqiptar, të cilat janë në afërsi të hotelit të fierakëve, por edhe me ekipe të huaja. Madje, bardhejeshilët janë duke kërkuar skuadrat turke në mënyrë që të provojnë herë pas here forcën e grupit. Janë këto ndeshje miqësore, në të cilat mund të shihet nga afër forma sportive e çdo futbollisti. Pasi ka dështuar të premten zhvillimi i miqësores me një skuadër të kategorisë së dytë turke, fierakët janë gati për të luajtur sot me Tiranën. Në këtë miqësore, sipas Karishik, do t’u jepet mundësia e aktivizimit të gjithë futbollistëve. Fierakët bëhen gati të provojnë edhe një sërë lëvizjesh taktike në fushë, në mënyrë që lojtarët ta arrijnë sa më shpejt harmonizimin e veprimeve. Të martën Apolonia do të luajë edhe miqësoren e tretë në Kemer të Turqisë, këtë herë me një skuadër azerbajxhanase dhe të premten, vetëm një ditë përpara kthimit në Fier, fierakër do të vihen përballë një skuadre turke të kategorive të ulëta. Ndeshja e sotme miqësore ndaj Tiranës do të ndiqet nga afër prej presidentit të Apolonisë, Endri Puka, si dhe nga drejtori teknik i ekipit, Mexhid Haxhiu. Të dy këta zyrtarë, prej ditësh ndodhen në kampingun e bardhejeshilëve, në Kemer, ndërsa kanë nisur të interesohen për punën

që është duke bërë Apolonia.

 

 

3 miqësore do të zhvillojë Apolonia në periudhën përgatitore të dimrit në Kemer; sot ndajTiranës, të martën me një skuadër azerbajxhanase dhe të premten ndaj një ekipi turk.

 

Marre nga : Panorama Sport

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (1 postuar)

avatar
dardi 19 January, 2009 02:00:48
nese nuk behet merkato urgjente nuk ka per te ecur ekipi.nese nuk kane zevendesues futbollistet behen mendjemedhenje se e kane vendin e titullarit te sigurt
total: 1 | displaying: 1 - 1

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00