Puka: Apolonia, plot ambicie për ndryshim

Font size: Decrease font Enlarge font
image Puka: Apolonia, plot ambicie për ndryshim

Presidenti i fierakëve, Endri Puka, nga Kemeri i Turqisë, flet për lëvizjet e ekipit të tij

Që nga e premtja e javës së shkuar, pranë ekipit të Apolonisë, që sikurse dihet, është prej disa ditësh për të zhvilluar fazën përgatitore në Kemer të Turqisë, ndodhet e presidenti i këtij ekipi, zoti Endri Puka.

Në këtë “inspektim” të tij, ai shoqërohet edhe nga drejtori teknik i këtij ekipi, zoti Mexhid Haxhiu, për të prekur nga afër gjendjen dhe nevojat e ekipit, në mënyrë që futbollistëve fierakë dhe trajnerit të tyre, Karishik, të mos u mungojë asgjë në këtë periudhë përgatitore. Pikërisht mbrëmë, në çast në lirë për presidentin Puka, gjetëm rastin t’i drejtojmë disa pyetje, të cilave ai iu përgjigj:

Zoti Puka, ju keni disa ditë pranë Apolonisë në Antalia. Si ju është dukur gjendja e ekipit?

Po, kam ardhur këtu për t’i bërë një vizitë dyditore ekipit dhe gjatë kësaj kohe kam pasur mundësi të ndjek nga afër aktivitetin e përditshëm të Apolonisë. Këtë periudhë e kam shfrytëzuar edhe për disa kontakte me futbollistë, që kanë ardhur këtu me ekipe të tjera dhe që kanë qenë në planet tona të merkatos dimërore.

Dje kemi afruar pranë ekipit një portier të ri, Alban Hoxhën nga Dinamo. Afrimi i një portieri ishte konsideruar prioritar nga trajneri Karishik, pasi me mbylljen e marrëveshjes me Dinen, kishim mbetur vetëm me një portier. Shpresoj që në ditët në vijim të kemi edhe ndonjë rezultat tjetër pozitiv, si rrjedhojë e takimeve të këtushme.

A do të vazhdojë merkatoja e Apolonisë?

Po, do të vazhdojë. Nga bisedat që kemi bërë këtu me trajnerin dhe stafin teknik, kemi arritur në përfundimin se kemi nevojë për të përforcuar minimalisht krahun e majtë dhe qendrën e mesfushës.

Këto pozicione do të jenë në objektivin tonë në dy javet e fundit të merkatos. Sigurisht që ne kemi disa muaj që vëzhgojmë dhe kontaktojmë lojtarë që luajnë në këto pozicione dhe personalisht besoj se do t’i mbyllim me sukses bisedimet.

Mund të na jepni ndonjë emër konkret?

Mua më pëlqen t’i jap emrat vetem kur mbyll kontratat, por mund t’ju them se gjatë selektimit kemi pasur parasysh lojtarët që bëjnë diferencë me të tjerët, që i kemi tashmë në këto pozicione.

Po dy blerjet e reja të Apolonisë, Ferizoviç dhe Haxhibuliç, a janë në pritshmëritë tuaja?

Për fat të keq, ndeshja miqësore e programuar sot ndaj një ekipi azerbajxhanas, u anulua, ndaj ende nuk kam pasur mundësi të krijoj një opinion për këta dy lojtarë.

A ka një program për ndeshje miqësore të Apolonisë në Kemer?

Po këtë javë do të zhvillohen tri miqësore, të martën me Tiranën, të enjten me një ekip të superligës gjeorgjiane dhe të shtunën paradite me Besën. Të shtunën pasdite ekipi do të udhëtojë drejt Fierit, ku do të zhvillohet java përfundimtare e përgatitjes për fillimin e kampionatit.

Apolonia, edhe dy miqësore në program

Fierakët po vijojnë përgatitjet intensive në Kemer të Turqisë, duke iu nënshtruar ritmeve të larta dhe seancave të ngjeshura që aplikon trajneri Esad Karishik. Gjithë grupi i futbollistëve është kompakt dhe ka arritur të përballojë këto ditë edhe ngarkesën e lartë në stërvitje.

Nga gjithë ajo që futbollistët kanë treguar gjatë periudhës së qëndrimit në tokën turke, është një tregues pozitiv sidomos në kondicionin fizik të ekipit.

Ndërkohë, tashmë ka ardhur koha që Karishik e ndihmësit e tij ta shohin ekipin edhe në fushë, teksa Apolonia ka të programuar edhe disa ndeshje miqësore, duke filluar që nga ajo me bardheblutë e Tiranës.

Kësisoj, trajneri i fierakëve do të mund të vëzhgojë më të detajuar dhe më konkretisht gjendjen e skuadrës së tij, duke bërë edhe krahasimet e mundshme me ndeshjet e kampionatit. Takimi me formacionin e Agustin Kolës nuk do të jetë i vetmi, pasi fierakët kanë programuar edhe dy ndeshje të tjera miqësore, ditën e martë kundër një ekipi azer dhe të premten ndaj një skuadre turke.

Në këto ndeshje, trajneri Karishik do të jetë i fokusuar edhe të gjendja e dy futbollistëve serbë, afrimeve më të fundit tek Apolonia. Ata janë qendërmbrojtësi Ferizoviç dhe sulmuesi Haxhibuliç, të cilët kanë treguar përkushtim të lartë në stërvitje dhe dëshirë për të luajtur.

Duket se sulmi fierak do të jetë i tëri serb dhe gjatë pjesës në vazhdim do të jetë interesante se si do të funksionojë dyshja Bërkiç-Haxhibuliç.

Megjithatë, për sa i përket merkatos, deri tani nuk mund të flitet për akorde me ndonjë emër tjetër, edhe pse nevojat e ekipit, sidomos për një portier dhe për një mesfushor organizator, janë në kushtet e domosdoshmërisë.

Po shqyrtohen emra portierësh, të cilët kanë luajtur në kampionatin shqiptar. Ajo që shprehin drejtuesit për skuadrën në total, është fakti se ajo do të kthehet në Fier më kompakte dhe më e konsoliduar, duke qenë e gatshme për rifillimin me ritmet e duhura të kampionatit.

 

 

Marre nga : Sporti Shqiptar

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00