Alban Hoxha: Zgjodha Apoloninë mes shumë ofertash

Font size: Decrease font Enlarge font
image Alban Hoxha: Zgjodha Apoloninë mes shumë ofertash

Portieri cërrikas, ish-numri dy i bluve, Alban Hoxha, e konsideron shumë serioze skuadrën e tij të re

Alban Hoxha është një nga portierët më të talentuar të superligës shqiptare, i cili në moshë mjaft të re ka mbajtur dhe përgjegjësinë e portës dinamovite gjatë sezonit 2006-2007, pas largimit nga skuadra blu të portierit Ilion Lika.

Tashmë portieri cërrikas duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Apolonisë dhe është bashkuar me skuadrën bardhëjeshile në Antalia, ku edhe po stërvitet prej ditësh. Kjo marrëveshje është arritur falë marrëdhënieve mjaft të mira të dy klubeve, Apolonia dhe Dinamo.

Gjërat nuk janë qartësuar përfundimisht, por pritet që firma e portierit të jetë thjesht formalitet me ardhjen e tij në Tiranë, pasi kushtet e ofruara janë pranuar nga vetë lojtari, i cili me anë të një interviste për “Sportin shqiptar” shpjegon arsyet e zgjedhjes së tij.

- Alban, është e vërtetë që jeni pjesë e Apolonisë?

- Po, kam zgjedhur Apoloninë, se me është dukur një nga ekipet më serioze të superligës, e cila ka bërë një performancë pozitive në pjesën e parë të sezonit. Kam pasur dhe oferta të tjera, por zgjodha Apoloninë, sepse dhe kushtet që më janë afruar ishin shumë të mira dhe brenda standardeve të sportit shqiptar.

Kam rënë dakord me drejtuesit e Apolonisë dhe pritet që, sapo ekipi të mbërrijë në Tiranë, të hedh firmën, e cila është thjesht formalitet. Për kushtet e tjera janë drejtuesit e dy skuadra që mendojnë.

- E vështirë të ndahesh nga Dinamo?

- Për mua qenka shumë e vështirë, sepse është bërë ekipi zemrës sime, por duke qenë profesionist, duhet të pranoj gjithçka. Te Dinamo kam kaluar pjesën më të madhe të karrierës sime, vlerësoj shokët e skuadrës atje, stafin blu edhe tifozët.

E shikoj veten sërish pranë Dinamos, edhe pse mund të vesh fanella të tjera, të cilat do t’i respketoj po aq sa Dinamo. Është një ambient tepër i mirë për të punuar në kampin blu. Por të njëjtin ambient kam gjetur dhe gjatë këtyre ditëve që jam bashkuar me Apoloninë këtu në Antalia.

- Çfarë mesazhi do të jepni për skuadrën tuaj të re?

- Mesazhi im është i qartë: Do të jap maksimumin tim për skuadrën e Apolonisë dhe për drejtuesit e saj, që besimi i tyre të shpërblehet automatikisht nga performancat e mia.

Ndërkohë, edhe tifozët fierakë, me aq sa i njoh unë, janë tepër të lidhur me skuadrën e zemrës dhe shumë të zjarrtë, ndaj do t’i ftoja ata, edhe pse jam pak si herët, që të na përkrahin sa më shumë. Apolonia meriton një vend të kupat europiane, pasi ka treguar se di të fitojë edhe në transfertë ndaj skuadrave me emër.

- A ju ka munguar shumë fusha e blertë për hir të konkurrencës që keni pasur në portën dinamovite?

- Sigurisht që më ka munguar dhe me zor po pres që të jem protagonist. Siç i thonë ndryshe, po më hanë duart. Për sa i takon pjesës tjetër të pyetjes suaj, jam koshient që kisha konkurrencën e një portieri të veçantë në superligë, siç është edhe Elvis Kotorri.

Pranoj gjithçka, pasi futbolli kështu e ka, plus që edhe eksperienca është diçka e madhe në botën e futbollit. Unë mendoj se gjatë kësaj kohe kam arritur përvojën e duhur për të përballuar tensionin e superligës.

 

Marre nga : Sporti Shqiptar

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (0 postuar):

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.