Karishik: Të shkrihet loja me rezultatin

Font size: Decrease font Enlarge font
image Karishik: Të shkrihet loja me rezultatin

Trajneri i Apolonisë, Esad Karishik, kërkon nga të tijtë jo vetëm lojën e bukur

Një ndeshje miqësore e zhvilluar kundër Tiranës dhe fizionomia e skuadrës paraqitet më e plotë përpara trajnerit Esad Karishik. Apolonia ka barazuar me bardheblutë në një ndeshje që ka pasur më tepër karakter “raportues” për drejtuesit e të dyja skuadrave, të cilët kanë parë më nga afër gjendjen e lojtarëve të tyre.

Tashmë njëshi i stolit fierak ka në dorë më shumë informacion për lojtarët dhe do të dijë se si ta ndërtojë programin stërvitor e përgatitor në vazhdimësi, për të evituar mangësitë që ka pikasur gjatë kësaj ndeshjeje. E përgjithshmja ka qenë pozitive për Apoloninë dhe trajneri Karishik ka mbetur relativisht i kënaqur për atë që futbollistët kanë treguar në fushën e lojës.

Repartet kanë qenë harmonike dhe kanë pasur frymën e bashkëpunimit, duke bërë që skuadra të ketë fytyrën e plotësisë dhe të funksionojë si një e tërë. Sigurisht që trajneri ka këmbëngulur për më tepër kompaktësi dhe ajo që mbetet dhe kërkesa e tij më primare, një lojë më agresive dhe me një vështrim më të theksuar në portën kundërshtare.

Një pikë e veçantë e “testit” në këtë ndeshje kanë qenë edhe futbollistët serbë, qendërmbrojtësi Ferizoviç dhe sulmuesi Haxhibuliç, të cilët e kanë kaluar me sukses këtë provë ta parë në një ndeshje.

Ferizoviç ka treguar përqendrim maksimal dhe ka krijuar një dyshe simpatike me Mariglen Shoshin, duke qenë i saktë në pjesën dërrmuese të veprimeve të tij, ndërsa sulmuesi, edhe pse nuk ka arritur të shënojë, është premtues dhe ka pasur momente të mira loje.

Këto paraqitje e kanë rritur optimizmin e trajnerit, i cili i ka rritur pretendimet e skuadrës jo vetëm në sensin e zhvillimit të lojës, por edhe në garancinë e rezultateve që duhet të vijnë përmes këtyre lojërave. “Një ndeshje me lojë të bukur, por e finalizuar me humbje, nuk kanë asnjë vlerë për skuadrën.

Spektakli ka më tepër shije dhe lë më shumë mbresa, kur janë të shkrira dhe të shkojë bashkë me njëra tjetrën, loja dhe rezultati. Apolonia është në rrugën e mbarë dhe do të jetë më bindëse në vazhdimin e kampionatit. Do të luajmë jo vetëm për një qëndrim modest në kategori,” është shprehur trajneri i fierakëve, Esad Karishik.

Ndërkohë, është drejt përfundimit arritja e marrëveshjes me disa futbollistë, të cilët janë më se të nevojshëm për skuadrën dhe pjesë e kërkesave që drejtuesit fierakë kanë pasur qysh në startim të kësaj merkatoje.

Më pranë akordimit është mundësimi i blerjeve të dy futbollistëve mesfushorë, të cilët janë kontigjent i kampionatit shqiptar.

Aktualisht, drejtuesit e Apolonisë nuk deklarojnë emra, por sigurohet se janë zgjedhje cilësore dhe shumë efektivë për skuadrën. Deri tani, Apolonia ka afruar tre futbollistë në këtë merkato, dy serbët Ferizoviç e Haxhibuliç, si dhe portierin Alban Hoxha, të ardhur nga Dinamoja.

Apolonia humbet 5-2 miqësoren me Gagrën

Apolonia ka zhvilluar dje një miqësore me ekipin gjeorgjian, Gagra, skuadër që militon në superligën gjeorgjiane. Fierakët e kanë nisur lojën me shumë vrull duke arritur të shënojnë dy gola që në minutat e para të takimit me anë të Asllanit dhe Ferizoviçit.

Avantazhi i shpejtë e ka detyruar trajnerin Karishik të nisë zëvendësimet e para për të provuar elementët e tjerë në skuadër. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 2-2. Në 45 minutat e dyta, tekniku boshnjak ka futur krejt Apoloninë B në fushë, por gjeorgjianët kanë mundur të shënojnë 3 gola të tjerë duke fituar 5-2.

 

Marre nga : Sporti Shqiptar

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00