Shtatorja e Kujtim Majacit vendoset në qendër të qytetit.

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Presidenti I Republikës ka nderuar legjendën e futbollit Fierak Kujtim Majaci, me titullin “Mjeshtër i madh” pas vdekjes, për kontributin e shquar në futboll.

Në ceremoninë e zhvilluar në 5 vjetorin e ndarjes nga jeta të Kujtim Majacit morrën pjesë mes familjarëve të tij, miqve, sportdashësve dhe presidenti I FSHF-së Armando Duka, Sekretari I përgjithshëm I Presidencës Z. Arben Idrizi, deputetë të Parlamentit Shqiptarë, drejtues të pushtetit vendor etj.
Ishte kreu I FSHF-së Duka ai që së bashku me e Kujtim Majacit Albionin, zbuluan shtatoren e vendosur në qendër të qytetit. Kjo shtatore ishte kontribut I miqve, shokëve, FSHF-së, biznesmenëve të ndryshëm që vlerësuan kontributin e Majacit në gjithë aktivitetin e tij futbollistik. Më pas ceremonia vijoi në sallën e teatrit “Bylis” ku u transmetua një dokumentar për këtë emër të shquar të futbollit dhe u përcollën disa kujtime nga miqtë dhe bashkëkohasit e tij. Vlerësimi që presidentii I Repunlikës Bujar Nishani I bëri pas vdekjes futbollistit legjendar të Fierit Kujtim Majaci iu dorëzua djalit të tij Albion Majaci, si pasardhësi më I denjë, që ka mundur të ecë në rrugën e babait.

Karriera e Kujtim Majacit:

15 vjet me Apolloninë dhe ekipin kombëtar,174 gola. Ai aktivizohet me ekipet zinxhir deri sa kalon me ekipin e të rinjve me trainer Vangjel Capo dhe Piro Mali. Në vitet 1979-1980 ai shpallet me ekipin e të rinjve kampion i dimrit dhe fazën e dytë ekipi i Apollonisë të të rinjve kalon në kategorinë e parë. Por menjëherë fazën e dytë ai thërritet nga traineri i të rriturve Vangjel Capo dhe që nga ajo kohë bëhet pjesëtari më i rëndësishëm i ekipit të të rriturve të Apollonisë. Shumë shpejt ai arriti të fitojë zemrat e tifozëve të tij fierakë. Në atë kohë Apollonia ishte në kategorinë e dytë dhe falë kontributit të tij dhe skuadrës që po profeksionohej dita - ditës në sezonin 1984-1985, Apollonia shpallet kampione e kategorisë së dytë dhe hyn në kategorinë e parë bashkë me fanellën me numrin 11 që mbante Kujtim Majaci, i cili në këtë sezon futbollistik i dhuroi ekipit plot 24 gola. Që vitin e parë të debutimit të Apollonisë në kategorinë e parë në sezonin futbollistik 1985-1986, Kujtim Majaci thyen rekordin disa vjecar të golashënuesit më të mirë të kampionatit të kategorisë së parë. Ai me 20 golat e tij shpallet rekordmedi i ri i asaj kohe, duke lënë pas Ilir Përnaskës me 19 gola.
Me Kujtimin në krye të sulmit Apollonia arrin suksese të njëpasnjëshme. Falë formës së mirë të tij sportive dhe ekipit Apollonia, tifozët fierakë ndiqnin hap pas hapi idhullin e tyre në cdo ndeshje, brenda dhe jashtë qytetit. Gjatë kësaj kohe vlen të kujtohet ngjarja e Kavajës të cilën Kujtimi e quan turp i asaj kohe. Kujtim Majaci ka qenë i grumbulluar për 10 vjet rresht në ekipet Shpresa dhe Kombëtare, por kur vinte puna për aktivizimin në formacion ai lihej jashtë për arsye klanesh në ekipin kombëtar. Ai numëron tre ndeshje zyrtare në radhët e ekipit kombëtar. Vetëm në vitin 1990 kundër Francës, ai e fillon ndeshjen në formacionin bazë dhe luan për 60 minuta. Ka luajtur dhe 15 minutat e fundit të takimit me Anglinë dhe një ndeshje miqësore me Greqinë.

fieri.com

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00