Apolonia , në shtëpi nuk njeh kundërshtar

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Apolonia e drejtuar nga Elidon Demiraj ka arritur fitoren e dytë sezonale, kësaj radhe ndaj Teutës. Por për këtë fitrore është dashur të priteshin shumë ndeshje, që nga fitorja e javës së dytë ndaj Partizanit. Krahas dy fitoreve, fierakët kanë arritur të marrin edhe një barazim, atë ndaj kampionëve në fuqi. Të gjitha këto rezultate i kanë marrë në shtëpi, ndërkohë kanë humbur vetëm ndaj Kukësit. Në tetë ndeshje, fierakët kanë shënuar vetëm dy gola, por të dyja me vlerën e gjashtë pikëve, të cilat e kanë ngjitur tashmë skuadrën. Duhet theksuar gjithashtu, se goli i shënuar nga Karakaçi ndaj Teutës ka ardhur pas 482 minutash pritje.

Një pauzë e gjatë kjo, por thyerja e saj ka kthyer qetësinë në klubin e Apolonisë. Skuadra ka në përbërje lojtarë të rinj, të cilët kanë dashur kohën e tyre për t’u lidhur me njëri-tjetrin dhe për t’u përshtatur me skenat e aplikuara në seancat stërvitore. Gjithashtu një faktor tjetër që ka ndikuar te ky ekip ka qenë edhe ana psikologjike te lojtarët, gjë e cila tashmë ka kaluar. Ndeshja e radhës do të luhet në Laç, një sfidë delikate dhe një test për përballjet në transfertë, ku ekipi ka hasur vështirësi. Gjithsesi, lojtarët kanë fituar besimin duhur për të luajtur lirshëm ndaj kurbinasve.

Burimi Informativ: Gazeta e Sportit

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0