Basketboll. Apolonia U12 fitojne trofeun "Invaders"

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Pas suksesit të disa ditëve më parë kur Apolonia fitoi për herë të katërt Kupën e Shqipërisë në basketboll për femra, në Fier vjen një tjetër trofe. Kësaj radhe është basketbolli i moshave i cili duhet theksuar se ka krijuar një traditë të shkëlqyer në qytetin tonë në këto vite.

Dhe pikërisht ditën e djeshme, ekipi i djemve të Apolonisë U-12, i drejtuar nga trajneri Darian Adhamidhi fitoi në Tiranë turneun sportiv "Invaders". Aktiviteti i zhvilluar në sallën e lojrave me dorë të Universitetit të Sporteve, tërhoqi vëmendjen e medias dhe pati mbështetjen e autoriteteve sportive. Ishte vetë Sekretari i Federatës Shqiptare të Basketbollit, z.Korab Llazani, i cili i dorëzoi kupën e këtij eventi kapitenit të ekipit fitues të Apolonisë, Endri Muharremi.

Një tjetër sukses i radhës u shpreh për Fieri.com, trajneri i këtij ekipi dhe zv trajner i kombëtares shqiptare U-20 Darian Adhamidhi. Megjithsëse ka qenë një kohë e ngjeshur me aktivitete kjo gjë nuk na pengoi të tregonim vlerat tona, vijoi më tej ai. Në këtë turne, i treti i zhvilluar në Tiranë në hapësirën kohore të këtij muaji ne vinim shumë të karikuar por edhe të motivuar, pasi në aktivitetin e zhvilluar në 8 dhjetor në Pallatin e Sportit ‘’Asllan Rusi’’ u renditëm të tretët, ndërsa në aktivitetin ‘’Jeto me Sportin’’, të zhvilluar respektivisht në datat 13-15 dhjetor 2014, në ambientet e Universitetit të Sporteve dhe të organizuar nga Bashkia e Tiranës, ekipet tona treguan një paraqitje shumë të mirë.

Kurse për aktivitetin e djeshëm mund të them se ishte një organizim perfekt i bërë nga shoqata sportive Invaders në kuadër të një vjetorit të themelimit të saj. Apolonia u përfaqsua në këtë turne me dy ekipe si: U-10 dhe U-12. Përveç organizatorëve merrnin pjesë edhe shoqatat sportive ‘’Angel’’ dhe ‘’Sonia Basket’’. Në përfundim pas një kalendari maratonë arritëm që me ekipin U-10 të klasifikoheshim të dytët ndërsa me ekipin U-12, të përbërë nga sportistët e vegjël Endri Muharremi, Joel Vruho, Ralf Kamberi, Kristian Prendi, Kristian Kusta, Klevis Sherifaj dhe Egis Hazizi, të fitonim turneun.

 

Ndërkohë dëshiroj të shtoj, u shpreh më tej Adhamidhi se, suksesin ja dedikoj edhe kolegut tim në moshë të re, Kliti Sauli, pasioni dhe energjia e të cilit kanë qenë një shtytje e fuqishme për mua dhe djemtë. Gjithsesi duhet të punojmë akoma për të kapur sukseset e arritura një vit më parë nga puna e përbashkët me kolegun Ervis Qorraj. Është detyrim dhe përgjegjësi e të gjithëve ne, trajnerëve të moshave, që Apolonia të jetë përherë pjesë e elitës së basketbollit shqiptar.  

 

Fieri.com

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0