Komisioni i Etikës në FIFA: Përjashtim përjetë Platinisë

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Dhoma e hetimit të Komisionit të etikës të FIFA-s, që ka kërkuar rihapjen e gjykimit për Michel Platini, kërkon që dënimi për drejtuesin e UEFA-s të jetë përjashtimi përjetë. Këtë e ka raportuar e përditshmja “Liberation”, duke cituar burime konfidenciale.

Raporti që konfirmoi aktakuzën, nënvizoi gazeta, ka lënë të kuptohet se do të rekomandohet një sanksion i rëndë kundër Platinisë. Dhe pas raportimit të “Liberation”, vjen konfirmimi direkt. Përjashtim përjetë: është sanksioni i kërkuar nga Komisioni i Etikës së FIFA-s për presidentin e UEFA-s, pohojnë avokatët e Platinisë. Avokati Thibaut d’Ales tha se për Platininë është marrë vendimi më i rëndë ka dhoma e hetimit të komisionit të etikës.

Presidenti i FIFA-s dhe presidenti i UEFA-s janë në qendër të një hetimi për 2 milionët e marra nga Platini, pikërisht nga Blatter. Platini ishte një kandidat për presidencën e FIFA-s, zgjedhje që mbahen më 26 shkurt por me procesin aktual, kandidatura e tij është ngrirë.

 

Burimi Informativ: Balkanweb

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0