Apolonia, boshti i ekipit nuk preket

Font size: Decrease font Enlarge font
image Apolonia, boshti i ekipit nuk preket

Pavarësisht ndërhyrjeve në merkato, fierakët mbështeten tek ekipi i formatuar më parë

Synimi kryesor i fierakëve në këtë merkato dimërore ka qenë pikërisht ruajtja e grupit dhe përforcimi i mëtejshëm i tij. Në këtë kontekst, janë të justifikueshme edhe lëvizjet jo shumë të bujshme apo të shumta në numër që Apolonia ka bërë në drejtim të blerjes së futbollistëve, pasi kjo nuk shkon në sinkron të plotë me politikat dhe interesat e klubit.

Fierakët kanë pasur gjithmonë si objektiv mbarëvajtjen e grupit funksional brenda skuadrës dhe shtimin e tij me elementë cilësorë, që do të rrisnin edhe më tej produktivitetin e lojës dhe të rezultateve të ekipit.

Nisur nga platformat afatgjata që ka ky klub, element i të cilave është edhe ngritja dhe vënia në eficensë e akademisë së futbollit, shpreh qartë se në Fier po punohet për t’i dhënë hov sportit të futbollit parë jo vetëm në këndvështrimin e ngushtë për një sezon.

Gjithsesi, duke u kthyer në interesat e këtij sezoni, sërish mund të thuhet se drejtuesit fierakë kanë një optikë të qartë të vlerësimit të situatës, pasi shtimi i radhëve me shumë futbollistë dhe ndryshimi i konsiderueshëm i organikës së skuadrës do të krijonte probleme të paprecedent te stafi teknik, i cili do të haste shumë vështirësi në adaptimin e futbollistëve dhe krijimin e një tjetër harmonie brenda ekipit.

Eshtë kjo logjika nga e cila niset edhe një nga zëvendëstrajnerët e Apolonisë, Adrian Balla, teksa shprehet se blerjet e shumta në numër shërbejnë vetëm për të krijuar efekte të jashtme dhe mediatike, por më së shumti ato janë një problem i paevitueshëm jo vetëm për teknikët drejtues, por për të gjithë skuadrën dhe ecurinë e suksesshme të saj.

“Apolonia ka bërë lëvizjet e saj në merkato dhe u ka drejtuar oferta atyre futbollistëve që janë të vlefshëm për skuadrën. Kemi pasur edhe mosakordime me lojtarë të tjerë, por kjo nuk do të thotë dështim, pasi gjithsesi kemi arritur t’i përmbushim nevojat tona. Më e rëndësishme për ne ka qenë ruajtja e grupit ekzistues, i cili është edhe boshti kryesor ku mbështetet ekipi.

Kësisoj, është e lehtë që pjesa tjetër të mjedisohet dhe të funksionojë brenda këtyre parametrave dhe frymës së përgjithshme të skuadrës sonë. Me futbollistët që kemi pasur në dispozicion, si dhe me lojtarët e ardhur dhe ata që mund të mbërrijnë, besojmë se Apolonia do të shkojë e qetë në rrugën e realizimit të objektivave të saj,” - është shprehur Balla.

Për sa i përket ndeshjes me Flamurtarin, Balla shprehet se do të dalë i suksesshëm ai ekip që do të luajë më mirë dhe do të aplikojë më me fanatizëm detyrat taktike në fushën e lojës. “Flamurtari është favorit në këtë takim, pasi luan në fushën e vet, por Apolonia nuk shkon për shëtitje në Vlorë dhe ka edhe ajo objektivin e vet të radhës,” ka thënë mes të tjerash Adrian Balla, zëvendëstrajner i Apolonisë.

 

Burimi informativ / Sporti Shqiptar

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00