Apolonia triumfon ne Vlore,dhe ngre "flamurin" e fitores

Font size: Decrease font Enlarge font
image Lojtaret e Apolonise mbas shenimit te golit te pare

Rifillimi i kampionatit ka startuar ashtu siç duhej dhe ashtu siç ishte premtuar nga skuadra fierake.

Apolonia ka bërë “tris”, duke valëvitur “flamurin” e fitores edhe në Vlorë, në një fushë tepër të vështirë. “Fatura” e humbjes së Flamurtarit shkon drejt një shkaktari të vetëm: merita që ka treguar Apolonia në fushë. Ka qenë një lojë e  bukur, ritmike dhe e njëtrajtshme gjatë gjithë 90 – minutëshit ajo që ka shpalosur në stadiumin “Flamurtari” ekipi fierak, duke befasuar vendësit dhe duke merituar gjithçka në favorin e vet në këtë takim. Strategjia e lojës dhe fanatizmi i respektimit të detyrave taktike të ngarkuara nga trajneri Karishik i ka nxjerrrë fierakët dominues ndaj Flamurtarit në të gjitha aspektet e lojës. Dinamizëm, zotërim i mesit të fushës, duele të fituara në të gjitha repartet, mbrojtje e kujdesshme dhe sulm i vrullshëm e i rrezikshëm, duke qenë problematikë e vazhdueshme për portierin Moçka. Apolonia ka studiuar me detaje lojën e vlonjatëve dhe, pasi e kanë ngarkuar psikologjikisht ekipin vendës, i cili kërkonte me ngulm daljen në dritë të golit, ka lëshuar goditjet e saj konkrete. Suksesi së pari ka ardhur si rrjedhojë e sigurisë që skuadra e trajnerit Karishik ka treguar në mbrojtje, organizimit dhe lëvizshmërisë që ka pasur mesfusha, si dhe ndërtimi i sulmeve të rrjedhshme e me forcë goditëse drejt portës vlonjate.. Pjesa e parë ka qenë qetësia e domosdoshme për formacionin fierake, për të dalë tërësisht në lojën e tyre në pjesën e dytë, ku sinjalin e parë serioz do ta japë sulmuesi Mladen Bërkiç, i cili do të trondisështyllën qysh në minutën e parë të kësaj pjese. Shpejt do të dalë në dritë dhe goli, një ekzekutim i “duetit” serb Sreçkoviç – Bërkiç dhe shtatlarti i sulmit fierak ka “kapitulluar” “gardianin” e portës vlonjate Moçka. Apolonia është më e sigurt dhe di se si ta përvijojë më tej lojën e saj, jo vetëm duke mbrojtur avantazhin, por duke lëshuar dhe goditjen përfundimtare. Në momentet “in extremis”, mesfushori Semir Haxhibuliç shkarkon nga rreth 30 metra një gjuajtje tepër të fuqishme dhe vulos shifrat në 2 – 0. Një fitore që ka shkëlqimin e duhur dhe rrit në mënyrë të ndjeshme performancën e fierakëve, bind për ndryshimet brenda skuadrës, si dhe është një tregues i daljes nga pozicionet e vështira të tabelës së renditjes. Është fitorja e tretë radhazi e Apolonisë në tri javët e fundit, duke grumbulluar plot 9 pikë, një rekord “i vogël”’ i fierakëve, i paarritur asnjëherë më parë në këtë kampionat.  Me fitoren e Vlorës, Apolonia e thellon në katër diferencën me ndjekësin më të afërt, Bylisin e Ballshit, skuadër me të cilën do të ndeshet ditën e mërkurë në stadiiumin “Loni Papuçiu”. Ndërkohë, fierakët kanë filluar t’i hedhin sytë gjithnjë e më shumë nga mesi i “artë”, i cili është më afër se kurrë.

“Nuk kemi shumë kohë për të shijuar këtë fitore, pasi na duhet të mendojmë menjëherë për ndeshjen me Bylisin, e cila është mjaft e rëndësishme për ecurinë tonë, - deklaron zëvendëstrajneri i Apolonisë, Dhimitër Papuçiu. – Ka qenë një ndeshje e mrekullueshme e zhvilluar nga skuadra jonë dhe rezultati ka qenë fryt i lojës dhe më se i merituar. Arritëm t’i izolonim sulmet e vlonjatëve, të cilët në pjesën e dytë kanë luajtur me tre sulmues, duke dashur të shtojnë presionin ndaj nesh, porn e ruajtëm qetësinë dhe goditëm kur duhej. Kjo ndeshje e bukur dhe kjo fitore kërkon që të përmbushet edhe me një tjetër ditën e mërkurë ndaj Bylisit, duke bërë një hap tjetër të rëndësishëm për shkëputjen tonë përfundimtare nga vendet e fundit. Ka disa ndeshje që Apolonia po tregon se nuk meriton vendin që mban në tabelën e renditjes, por shumë më tepër.. Skuadra ka filluar ta thotë si duhet fjalën e vet dhe, për më tepër, na gëzon fakti i arritjes së suksesit në fushë kundërshtare. Do të punojmë fort që të ketë ecuri pozitive edhe në këtë drejtim dhe fitorja në Vlorë të pasohet nga të tjera fitore në transfertë”.

 

Shpesh është prekur edhe problemi i konkretizimit të skuadrës fierake në portat kundërshtare. Por duket se edhe ky shqetësim nuk duhet ekzagjeruar, pasi, po të vështrosh tabelën e renditjes në këtë kampionat jo shumë prodhimtar me gola, Apolonia renditet si ekipi i pestë që ka shënuar më shumë gola, nga 12 ekipe që ka superliga shqiptare. Kështu, më shumë se bardhejeshilët kanë shënuar vetëm Tirana, Vllaznia, Dinamo dhe Shkumbini i Peqinit. Sulmi dhe efektiviteti në portën kundërshtare tek Apolonia ka ardhur në rritje. Vetëm në tri javët e fundit, skuadra ka shënuar 6 gola, me një mesatare 2 gola për ndeshje. Me këtë ritëm dhe me formë që po tregojnë lojtarët e sulmit fierak, Apolonia është premtuese për vazhdimësi në progresivitetin e saj, duke bërë që edhe kampionati të fitojë kësisoj nuanca më interesante.

 

Fieri.Com / Bujar Rama

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (3 postuar)

avatar
Ferdinand Dhima 02 February, 2009 03:09:44
bravo Apollonia,
shpresojme qe te pasohen edhe nga fitore te tjera
na mbushet zemra me gezim kur lexojme te tilla lajme
duam te dime sa me shume gjera per skuadren tone te zemres
avatar
Vinjol 02 February, 2009 02:46:52
bravo fieri forca apollonia
avatar
klajdi duda biu 03 February, 2009 05:42:52
bbbbbbbbbbbbbbrrrrrrrrrrrrrrrraaaaaaaaaaavvvvvvvvvvvvvvoooooooooooooooo
ccccccccccccccuuuuuuuuuuuuunnnnnnnnnnnaaaaaaaaaaaattttttttttttt
eeeeeeeeeee ffffffffffffffiiiiiiiiiiirrrrrrrrrriiiiiiitttttttttttt na nderuat me kate fitore dhe na gezuat shume uuuuuuuuuurrrrrrriiiiiiimmmmmmmmeeeeeeeeee
total: 3 | displaying: 1 - 3

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
4.00