Shtyhet tenderimi i OSSH Fier. Firmat tenderuese kerkuan kohe per njohjen e situates
Shtyhet procesi i tenderit per privatizimin e operatorit te ri te sistemit te shperndarjes se energjise. Data 15 shtator e percaktuar nga qeveria per privatizimin e ketij operatori, nuk ka mundur te percaktoje fituesin, pasi 13 firmat tenderuese kane kerkuar me shume kohe per tu njohur me situaten aktuale te OSSH.
Keshtu eshte shprehur ne prononcimin e tij kreu i OSSH Fier, Arqile Kume. ”Ne daten 15 shtator do te behej procesi i tenderit per privatizimin e OSSH. Po keshtu doli edhe njoftimi tjeter qe tenderi eshte shtyre me 29 shtator per arsye te kerkeses se formave tenderuese per tu njohur me situaten dhe per tu bere nje rivleresim te situates. Jemi brenda procedurave te percaktuara nga ligji per tenderimet dhe mendoj se transparenca ka qene 100% e qeverise shqiptare dhe e Ministrise – ka thene Kume."Sipas Kumes ne kuader te strategjise se privatizimit te KESH ky proces do te kryhet si domosdoshmeri per permiresimin e privatizimit te OSSH si dhe te rritjes se cilesise se sherbimit per furnizimin me energji elektrike te abonenteve familjare dhe private.
Gazetare per Fieri.com Aurora Damini























Komente (0 postuar):
Shkruani nje koment
VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!