Përdoruesit e internetit, kalojnë kufirin prej 1 miliard
Numri i përgjithshëm i përdoruesve të internetit ka kaluar kufirin prej një miliard. Për këtë arritje të rëndësishme ka njoftuar agjencia analitike amerikane ComScore. Muaji dhjetor i vitit të kaluar ka sjellë një kthesë të rëndësishme në botën e teknologjive komunikuese e informuese. Në analizën e ComScore janë përfshirë personat më të mëdhenj se 15 vjet të cilët gjatë muajit dhjetor kanë përdor internetin të paktën një herë, nga vendet e punës apo nga shtëpitë e tyre.
Sipas kësaj agjensie, numri më i madh i përdoruesve të internetit, 41.3 për qind, vijnë nga rajoni aziatiko-paqësor. Më pas vijnë evropianët, me pjesëmarrje prej 28 për qind, dhe të tretët vijnë amerikanët me 18.4. Numri më i madh i përdoruesve, siç mund ta imagjinoni, vjen nga Kina.
Burimi Informative: Balkanweb























Komente (0 postuar):
Shkruani nje koment
VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!