Nazca, zbulohet misteri i shtigjeve
Arkeologu Tomasz Gorka, i universitetit të Monakos, zbulon misterin: Majmuni, merimanga dhe gjithë figurat e tjera janë shenjat e shtigjeve të shenjta duke mos pranuar teoritë mbi jashtëtokësorët apo krijesa të tjera të panjohura.
ROME - Shenjat e Nazca: është misteri më i diskutuar për qytetërimin parakolumbian. Shtrihen në Peru në një sipërfaqe prej 400 kilometra katror, por për ta admiruar bukurinë e saj është e nevojshme të ndodhesh një lartësi të madhe. Dhe për ta kuptuar atë duhet të kthehemi mbrapa në kohë rreth 2000 vjet.
Arkeologu Tomasz Gorka, i universitetit të Monakos, thotë për revistën New Scientist: se kolibri, majmuni, merimanga dhe gjithë figurat e tjera ishin shenjat e shtigjeve të shenjta duke mos pranuar teoritë mbi jashtëtokësorët apo krijesa të tjera të panjohura. Edhe pse qëndron dyshimi për vizatime gjigande të cilat mund të shihen vetëm nga lart dhe nga asnjë mal aty afër. Ky spektakël mbreslënës tërheq mijëra turiste çdo vit. “Shenjat e Nazca-s kanë qenë shtigje ritualesh. – shpjegon Giuseppe Orefici, drejtor i Qendrës Italiane për Studimin dhe Kërkim Parakolumbian, - Janë figura që thërrasin hyjni, të realizuara me një sistem shumë të thjeshtë, duke lëvizur gurë të cilët përmbajnë oksid hekuri nga sipërfaqja e shkretëtirës” Gorka ka analizuar dy gjeoglife, duke u përqendruar tek figurat trapezoide dhe duke matur anomalitë e fushës magnetike tokësore të provokuar nga disa ndryshime të dendësisë së ajrit në disa thellësi. Ai dhe ekipi i tij kanë shëtitur të gjithë njësinë arkeologjike me aparatura gjurmuese tokësore.
“Kemi gjetur shumë shenja të tjera – shpjegon ai- ne brendësi të figurave trapezoide, të cilat nuk është e mundur të shihen as nga lart. Gjeoglifet që shohim sot janë shkalla e fundit e një procesi të gjatë ndërtimi gjatë së cilës e gjithë njësia e vizatimeve është modifikuar, rimodeluar dhe fshirë nga përdorimi i shpeshtë” Populli i Nazca-s festonin orkën detare dhe të gjitha hyjnitë të lidhura me kultin e ujit. Këtij qytetërimi antik peruvian të lulëzuar në mes të viteve 300 p.e.s dhe 700 m.e.s i pëlqente të bënte gjëra madhështore.
Gjatë festave fetare të cilat zhvilloheshin në një territor të gjerë 1000 kilometra dhe po aq të gjate përdoreshin qendra gjigande ceremoniale e Cahuachi, por ajo u shkatërrua në vitin 450 m.e.s. Atëherë populli i Nazca-s vendosi të festoje hyjnitë e tij duke përdorur vetëm shtigjet e shenjta të cilat sot quhen “shenjat e Nazca-s”, ndërsa nga vendasit “shkretëtira që flet”. Shenjat janë realizuar me një segment të vetëm, me vetëm një hyrje dhe një dalje dhe cdo vizatim fillon ashtu si mbaron.
Gjithshka është realizuar duke lëvizur gurat nga sipërfaqja e shkretëtirës dhe duke krijuar një kontrast me gurat egzistues. Relievi i Nazca-s është me shumë erë, por shkembinjtë e sipërfaqes e thithin mirë ngrohtësinë duke lejuar ajrin të ngrihet. Falë këtij sistemi vizatimet gjigande kanë mundur të qendrojnë të palëvizshme për mijëra vjet. I pari që i dalloi këto figura ishte aviatori Toribi Mija, në 1927, gjatë një prej fluturimeve të linjës mbi territor. Aij mendoi se ishin rrugë. Por studiuesve iu deshën vite për të kuptuar diçka mbi këto figura.
Në 1939 arkeologu amerikan Paul Kosok i studioi shenjat trapezoide por vetëm në 1946, falë gjermanes Maria Reiche u bënë kërkime të thelluara mbi kuptimin e tyre. Sipas astrologjise mbas shenjave dhe shtigjeve fshihet një kalendar astronomik, ka dhe nga ata që mendojnë se bëhet fjale për një pistë uljeje të jashtëtokësorëve.
Burimi Informative: Balkanweb























Komente (0 postuar):
Shkruani nje koment
VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!