Plazhet do te pastrohen nga bunkeret

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Vija bregdetare nga grykederdhja e lumit Vjose dhe deri ne grykederdhjen e lumit Seman do te pastrohet totalisht nga bunkeret te cilt jane vendosur ne kete zone qe para viteve 1990. Lajmi konfirmohet nga prefekti i qarkut Fier Shahin Bejdaj.

Ka qene nje kerkese e kryekomunareve te Dermnasit, Topojes dhe Levanit qe ka vene ne levizje prefektin e qarkut Fier e me pas ky i fundit ka gjetur mbeshtetje tek Ministria e Mbrojtjes. Pas disa javesh bisedime eshte rene dakort qe forca te Ministrise se Mbrojtjes se bashku me paisje e makineri do te zbarkojne ne bregdetin e Semanit e me pas ne Darrezeze dhe Pishporo per te larguar fillimisht bunkert qe jane ne siprfaqen ranore te vijes bregdetare e me pas do te hyjne ne det per te larguar bunkeret qe ndodhen ne ujrat e detit. Bunkeret ne kete vije bregdetare kane qene te vendosur ne afersi te detit por me ardhjen e detit ne brendesi nje pjese e mire e tyre tashme ndodhen nen ujrat e detit dhe paraqesin rrezik per pushuesit.

Vite me pare pushues te ndryshem kane gjetur vdekjen pasi kur jane futur per tu lare jane ndeshur ne rryma ujore prane bunkereve qe i kane thithur e i kane futur ne brendesi te tyre duke u shkaktuar edhe vdekjen. I kontaktuar nga Fieri.com prefekti Bejdaj ka pohuar se: - "Brenda javes se pare te muajit Qershor do te nis puna per largimin e bunkereve te bregdetit Seman".

Pas disa takimesh dhe bisedimesh me Ministrine e Mbrojtjes, Bejdaj ka mare premtimin per ç’montimin e bunkereve nga zona e plazhit. "Pavaresisht kostos se larte dhe veshtiresive, Ministria e Mbrojtjes ka vendosur çmontimin e bunkereve nga bregdeti i Semanit, pasi prania e tyre ne zonen e reres dhe ne brendesi te ujit eshte nje pengese per pushuesit. Vendimi eshte konfirmuar nga Shefi i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise", - tha Bejdaj. Me largimin e bunkereve nga vija bregdetare, pushuesit do ti kthehen plazhit, duke i rikthyer gjallerine ketyre plazheve si dikur para viteve 1990 ku cdo vere pushonin me mijra e mijra pushues.

 

Fieri.com / Xhemil Beharaj

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (3 postuar):

Eugen Halili ne 18 May, 2009 08:58:08
avatar
Jam i gezuar qe po behet dicka per plazhin e Semanit. Por edhe nje gje e rendesishme qe duhet te behet jane disa banjo.
Cdo vite kemi turiste te huaj, ku aty vitin qe shkoi erdhen dhe disa shoke te mij nga Anglia. Por mungesa e banjove ishte problemi kryesor. Aty ne fakt ishin dy tenta qe sherbenin si banjo por nuk mund ti perdorje. Aty duhet te ndertohen banjo cdo 200 metra, te rregullta dhe me roje ose pastruese.Cdo njeri qe perdor banjot duhet te paguaj dicka edhe keto leke te sherbejne per mirmbajtjen e tyre.Ne qofte se plazhi Seman pasrtohet dhe ndertohen banjo jam shume i bindur se turistat e huaj do ta pelqenin shume.
Faleminderit qe lexuat shkrimin tim.
FUAT MIHAJ ne 19 May, 2009 11:40:51
avatar
UNE KAM QENE NE SEMAN,PISHPORO JANE PLAZHE TE BUKUR UNE E DI MIRE SE JAM NGA CAKRANI. SHPRESOJME TE BEJNE RRUGET UJE DRITA ,QE TE MOS VEMI NE VLORE TE RRIME NE DETIN E ZONES TONE .FALEMINDERIT.
erlind papa ne 21 May, 2009 02:41:17
avatar
shyqyr qe u kujtuan.te besh plazh ne seman eshte shume e veshtire.

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.