Per pushime ne Seman me buke,uje,bebelina e bidon benzine me vete

Font size: Decrease font Enlarge font
image Plazhi i Semanit

Pushime në Seman mes diellit, detit dhe mbeturinave të nafts bruto, ku mund ti kombinosh edhe mes dialekteve që flasin fierakët, lebërit, mallakastriotët, camët, kosovarët dhe gramshiotët, mund të kalohen në një nga mënyrat më të përsosura duke shijuar jo vetëm kurën e rërës, freskinë e ujit por edhe gatimet e zonës, gërshetimin e kulturës e traditës së tyre

Edhe pse goditi kriza globale dhe nafta bruto ende vazhdon që të derdhet duke përfunduar në det nëpërmjet kanaleve të zonës naftënxjerrse të Marinzës në Seman Beach, Darrëzezë apo Pishporo, me shumë kioska dhe shumë pak lokale, vazhdojë për të tërhequr turistët dhe tregtarët jo vetëm nga zona e Fierit  dhe fshatrat përrreth tij por edhe nga zona të tjera.

Shumica e pronarëve të kioskave apo lokaleve që numërohen me gishtat e duarve nuk janë profesionistë, ende nuk dinë që të veprojnë  për të tërhequr pushuesit.

Dembelizmi apo indiferentizmi, mungesa e kulturës së duhur të shërbimit ka bërë që edhe rreth lokaleve apo kioskave që ata disponojnë  të mos pastrojnë që të “thithin” klientin, e akoma më keq ato pak pije freskuese apo sende që mbajnë në to nuk i mbajnë ashtu si duhet , por të thonë këto kemi, po deshe merre. Mungon kultura e tregëtisë, mungon kultura e shërbimit që të afrojë klientin e akoma më keq mungon investimi shtetëror. Eshtë ky i fundit “që nuk ka bërë asgjë”, por edhe ai pak që është bërë, është bërë nga privati. Dakort në një farë mase, po besojmë atë që pohon pushteti qëndror apo lokal , por përse nuk lejohet edhe individi që të bëjë investime, ti lihet hapësirë veprimi duke lidhur kontrata disa vjecare me përdorim? Kjo në një farë mënyre  do të bënte që edhe në këtë zonë që është rreth 35 km vijë bregdetare e mrekullueshme të shfrytëzohet prej privatit por nga ana tjetër individi, pushuesi atë që do të harxhonte për të pushuar diku më larg, të vijë e ta përdorë këtu në vendin e tij, në bregdetin e Semanit. Ku janë politikat menaxhuese të qarkut? Ku janë përparësitë që premtuan kur morën drejtimin e këtij institucioni? Cfarë është bërë? U fol për zyrë menaxhimi turizmi, ku  është puna e bërë deri më tani? Cfarë pritet e nga kush pritet? Kur nuk ke mundësi të japësh ide, të investosh përse i mbyll rrugën edhe biznesit privat? Cfarë investimesh ka kur nuk ka një tualet, por ajo më e mira është pas ndonjë ferre në pyll. 35 km vijë bregdetare e s’ka një tualet.

Në një pjesë të mirë të kësaj zone shikon zona të tëra të rrethuara e me tabela “zonë private”. Kush i ka shitur, kush i ka ndarë? Si i kanë marrë? A e meritojnë? A u takon? Janë disa pyetje që bëhen nga gjithkush që i shikon kur e viziton këtë zonë, por që nga askush nuk kthehet përgjigje edhe pse e kanë për detyrë.

 

Fieri.Com / Xhemil Beharaj

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (2 postuar):

Tafil ne 22 June, 2009 04:38:21
avatar
bravo o xhemil keto jane gjera me rendesi per popullin e fierit dhe te mbare shqiperise, jane gjera per te cilat ne duhet ta ngreme zerin e te protestojme ,keto jane te drejtat tona ndaj boll u moret me votimet se kush do qe te votohet do jete njesoj . Mitingjet duhen te jene vetem per gjera te tilla ,duhet influencuar populli . Boll u moret me partite ,protestoni per nje projekt konkret qe te arrijme te pakten diku
SI THUA PER NJE TEME MBI GJANICEN ,per pastrimin e saj dhe per prishjen e ndertimeve pa leje anes saj ne menyre qe te kemi je fier te gjelberuar . Mundohuni te shihni dhe te hetoni projektin dhe buxhetin e bashkise fier bejeni nje rast kombetar ,dhe denoncoje kur te hasni korrupsion apo probleme ,me pak llaf duhet sensibilizuar populli ashtu sic bejne mediat jashte shtetit te cilat kane me teper pushtet se pushteti ekzekutiv.
orion ne 23 June, 2009 12:33:19
avatar
Nuk eshte se banoret e zones nuk dine si te terheqin turistet.Arsyeja eshte se eshte e kote te investosh ne ate zone ku deti dhe peshku qe kapet me rrjete vijne era nafte.Fieraket nuk duhet te votojne per asnje deputet derisa qeveria ti jape zgjedhje problemit te bregdetit te Semanit, ai deputet apo kryeminister qe qe premton zgjidhjen perfundimtare te kancerit te fierit per ate te votohet.

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.