Semani dhe Darrezeza rikthim ne identitet

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Plazhet po kthehen ne identitet. Ka filluar investimi. Forca te ushtrise ne bashkepunim me komunitetin e Semanit prej ditesh po pastrojne plazhin. Vija bregdetare dhe pylli me pisha po pastrohen nga mbeturinat.

Plazhi i Semanit dhe i Darrezezes tashme po marrin nje fytyre te re. Prej disa ditesh forca te ushtrise ne bashkpnim me banore te zones kan filluar pastrimin jo vetem te reres qe ndodhet ne vijen bregdetare por edhe te pyllit me pisha. Lajmi konfirmohet nga vet banoret, kryekomunari Sotir Zarka si dhe nga drejtues te ushtrise qe kan mberritur prej disa javesh ne fushim ne kete zone bregdetare. Plazhi i Semanit dikur ka qene shume I populluar per shkak te vlerave curative qe ka pasur rera e ketij plazhi, por me kalimin e viteve te tranzicionit per shkak te ardhjes se detit me ne brendesi te tokes ka bere qe jo vetem godinat e asaj kohe qe pushonin pushuesit por edhe bunkeret e ndertuar nga regjimi i para 90 te zhyten ne brendesi te detit nje pjese e mire e tyre. Per disa vite ky plazh u braktis nga banoret e zones, shkaku, pohon kryekomunari Zarka ka qene sepse nuk kishte energji elektrike, mungonin lokale, gabina per pushuesit, uji i pijshem e shume aksesore te tjere.

Me kalimin e viteve filluan investimet e para ku me leje e ku pa leje por cdo gje do te sistemohej me kalimin e viteve. Nga biseda me banore mesojme se keto vitet e fundit kryekomunari Sotir Zarka ka bere nje pune te mire persa i perket vijes bregdetare ku shfrytezohen nga pushuesit. Cdo vit ne fillim sezoni turistik nje siperfaqe ranore prej 5 deri ne 7 ha punohet me traktor, diskohet, krihen duke larguar mbeturinat, ka pohuar Edmondi, nje banor i zones me profesion peshakatar.

Me pas aty fillojne e ngrihen disa cadra me zhuka (bime e zones) si dhe vendosen kontenier per te hedhur mbeturinat te cilat cdo dite largohen me automjete. Ne kete zone ku behet plazhi me fonde te komunes jane vendosur edhe banja publike portative per tu ardhur ne ndihme pushuesve. Mungesa e ujit ende bene qe pushuesit ta marrin ate me vete nga shtepia kur nisen drejt bregdetit te Semanit per plazh. Kjo vjen pasi dikur ka qene linja e ujit por per shkak te deposites prej betoni qe tashme ndodhet brenda ne det cdo gje nuk mund ta regulloj, ka pohuar Defrimi nje tjeter banor i kesaj zone.

Me ato pak fonde qe grumbullojne me traun qe kan vendosur ne hyrje te zones se plazhit, keta te komunes, mund te paguajme punonjesit qe merren me mirembajtjen e plazhit apo te bejme sadopak investime ne plazh qe te rikthejme pushuesin si dikur para viteve 90,  - ka perfunduar ai. Zarka pohon me poshte se kete vit ne zonen e plazhit jane dislokuar forca te ushtrise. Ne bashkepunim me ta kemi organizuar disa dite pastrimi te plazhit nga mbeturinat, se bashku me komunitetin. Ti kthejme sadopak vlerat plazhit te Semanit, - ka thene ai. Ushtare e banore kane hequr mbeturinat, kan hequr mbetje te naftes bruto qe vijne ne det nga “Vija e ngjales”.  Kjo eshte ndotja kryesore, edhe pse kemi ngritur zerin asgje s'eshte bere.

Banoret se bashku me ushtare kan pastuar edhe pyllin me pisha, nje pjese te tij pasi edhe aty pushues ne piken e vapes shkojne e drekojne apo flene gjume i rikthehen perseri detit ne oret e pasdites. Qeveria, ministrite perkatese duhet te hedhin syrin nga bregdeti i Semanit, te investojne, te ngrene infrastrukturen. Kan ardhur edhe turiste te huaj por ndotja dhe mungesa e energjise elektrike apo e ujit, ka bere qe ata te mos rikthehen perseri ne kete bregdet me bukuri te rralla natyrore, - ka perfunduar kryekomunari Zarka.

Gabinat ne kete bregdet nuk ekzistojne absolutisht. Dikur para viteve 90 ka paosur gabina per pushuesit, dyqane, restorante, urgjence etj por me hyrjen e detit ne toke cdo gje u gllaberua nga ai. Pas viteve 90 aty ndodhen vetem 10 restorante shumne prane njeri – tjetri rreth. Pjesa me e madhe e pushuesve e bejne plazhin vajtje – ardhje me automjete te tyre private apo edhe me autobus ndersa as qe bhet fjale per te fjetur. Banore te zones qe jane prane bregdetit te Semanit, ka nga ata qe bejne kasolle e jetojne aty deri ne 15 dite. Ujin e marin me bidona nga shtepia si dhe ushqimet. Jetojne si ne primitivitet. Nje biznesmen privat pasi e ka ndier shume mungesen e ujit te pijshem ka investuar vete duke shtrire tubacionin 3 km per ta sjelle ate ne lokalin e tij. Prita kaq vjet por shteti nuk investoi, nuk beri asgje edhe komuna. Po te pres akoma mbeta pa pune, - ka pohuar ai duke mos dashur qe te behet prezent me identitet te plote per Fieri.com.

Ne keto restorante specialiteti eshte ngjala, peshku i fresket, koce e lavrak nderkohe qe me raste mund te gjesh karkaleca apo sepie te ndryshme. Cmimet jane te arsyeshme. Gatmi eshte i mire dhe i fresket. Specialiteti eshte prodhime te detit por sidomos peshku e ngjala. Nje pjate ka 500 gram peshk dhe cmimi eshte 800 leke te reja. Gabina apo banesa, dhoma me qera nuk ka pasi banore te zones jane shume te paket dhe vijne me kasolle.

***

Darrezeza eshte nje tjeter plash i preferuar i banoreve te ketyre zonave. Ketu situate eshte me ndryshe. Tashme ne keto dy vitet e fundit ka filluar investimi. Pritet qe brenda vertes se ardheshme ne te dy anet e kanalit te shtrohet rruga e te behet me ndricim e trotuare. Kjo do te arihet me ndihmen e FSHZH-se., - pohojne banore te zones. Shaban Selaci, banor i zones pohon se deti e rera ne kete zone plazhi eshte me e pster. Ketu ka shtepi qe jepen ne sezon me qera. Ato variojne nga 600 leke deri ne 800 leke shtrati ne dite. Ne kete zone ndodhet edhe nje kompleks i cili ka 180 shtreter. Ai eshte i kompeltuar me dhoma, frigorifere, tv. Iika te gjitha kushtet nga argetimi e deri tek restopranti e bari.

Ndodhet vetem 500 metra large bregut te detit. Ka 6 vjet qe eshte ndertuar. Do te behet edhe me mire, - pohon Selaci. I ketij mendim i eshte edhe Agron Beqari i cili prej vitesh eshte i punesuar ne kompleksin "Edion". Ne kete zone , pohon ai ka rrethe 10 loklae por 5 preej tyre jane te kompletuar. Gatimi eshte shume i mire dhe i fresket. Te preferuarat e gatimit jane prodhime deti por nuk mbeten pas zogu i fushes, mishi i vicit e gicit qe jane prodhime bio vendase.

Ne fshatin e darrezezes ka rrethe dy mije banore por ne vere ketu mund te vijne per tu qetesuar e te marrin dhoma me qera rrethe 100 familje. Qeraja eshte per 15 dite shkon deri ne 25 mije leke ne muaj por ka prodhime zarzavate e perime te fushes, vendase. Aroma e pishave e gjelberimi te shplodhin e te qetesojne. Ajri eshte i fresket e i paster.

 

 

Fieri.com / Xhemil Beharaj

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (1 postuar)

avatar
diku 26 July, 2009 10:21:16
jam kenaqur shum qe semani eshte pastruar dhe do vij sa me shpetj te mundem nate e mir
total: 1 | displaying: 1 - 1

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Foto Galeri
Tags
Rate this article
5.00