Fier, plazhit te semanit i rikthehet ndotja, kete vit komuna nuk mori asnje mase per sezonin e plazhit

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Plazhi i Semanit rikthehet ne gjendjen e disa viteve me pare ku ndotja masive ndikoi ne braktisjen e tij nga pushuesit. Mungesa e konteniereve per hedhjen e mbeturinave dhe mos angazhimi i komunes Topoje per pastrimin e territorit e kane shnderruar kete plazh ne burim ndotjeje. Pushuesit thone se kjo situate eshte e padurushme por ata zgjedhin plazhin publik pasi nuk perballojne dot plazhet private.

Qe prej sezonit te kaluar veror ne kete palzh nuk eshte bere asnje pastrim nga komuna dhe kjo duket qarte nga mbetjet e drureve ne rere. Por ne kulmin e sezonit veror kesaj situate i shtohet edhe ndotja nga mbeturinat duke qene se nuk ka as konteniere per hedhjen e tyre . '' Kemi rreth 1 muaj ketu dhe nuk kemi parw asnje punetor te komunes te beje pastrimin. Ne mundohemi te mbajme te paster vendin ku pushojme por pushuesit qe vijne cdo dite i hedhin mbeturinat vend e pa vend'', thote nje pushuese.

''Nuk ka asnje qe te vije dhe te pastroje ketu. Ne vete e pastrojme pyllin sepse jemi vendosur me cadra dhe po jetojme ketu . Leket kur hyjme me makine komuna i merr po plazhin s,e pastron'' thote nje tjeter pushuese qe ka zgjedhur te pushoje ketu me familjen . E gjithe kjo situate perben nje kontrast te forte me plazhet private te cilat jane shtuar kete vit ne Seman.

Por jo te gjithe pushuesit mund t'i frekuentojne keto plazhe per shkak te tarifave ditore qe kerkojne privatet por edhe sepse zgjedhin plazhin prane pyllit te pishave. Numri i automjeteve qe shkojne ne plazh mesatarisht shkon deri ne 1000 cka do te thote se numri i pushuesve qe frekuentojne plazhin e semanit arrin ne 5000 ne dite . Megjithe vlerat natyrore te tij plazhi i semanit ka vuajtur pasojat e fames se keqe sa i takon ndotjes. Por vitet e fundit komuna Topoje caktoi nje grup punonjesish per pastrimin ndersa mbetjet hidrokarbure nuk derdhen me ne det . Kjo beri qe pushuesit ti riktheheshin semanit per disa vite me rradhe . Me nderrimin e pushtetit ne 8 maj ne kete komune , asnje mase nuk u ndermorr per nje plazh te paster dhe sezon te mbare turistik.

 

Fieri.com / Valbona Daci

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00
Tifozeria Fierake