Gjanica e Fierit vetem premtime. Ajo eshte nje turp per kete qytet, per gjendjen e mjerueshme ku ndodhet.

Font size: Decrease font Enlarge font
image Gjanica e Fierit vetem premtime. Ajo eshte nje turp per kete qytet, per gjendjen e mjerueshme ku ndodhet.

Lumi Gjanice vendi ku hidhen mijera tone plehra. Jane 6 ura te ndertuara mbi kete lume, te cilat poshte bazave te tyra dhe me gjera jane kthyer  ne kazane plehrash gjigande qe po ndotin ambjentin e ketij qyteti.

 

Mes per mes qytetit te Fieri, kalon lumi gjanice, dikur i dobishem per komunitetin e ketij qyteti. Por me kalimin e viteve me ndertimin e zonave industriale si dhe derdhjet e mbetjeve te naftes, te cilat hidhen edhe sot sic shikohen edhe nga kjo foto   lumi u shkaterrua dhe sot ai eshte bere vendi ku hidhen mijera tone mbeturina. Tonelata inerte sidomos plehrash kane krijuar probleme ekologjike jo vetem per qytetin por edhe me gjere.

 

Prurjet e shumta ne kohen e shirave bejne qe te gjithja keto plehra  derdhen ne lumin Seman dhe mandej ne detin Adriatik. Kushdo qe kalon prane  ketyre urave mbi lumin gjanice  do te shikoj gjithandej plehra te hedhura dhe mbetje te tjera ne shume raste mbartes te semundjeve kancerogjene, aq  me keq qe te gjitha keto ashtu sic e permendem me lart perfundojne ne bregdetin e Semanit. Jane tregtaret industrial ata qe hedhin plehrat ne kete lume dhe askush nuk i shqeteson .Drejtori i e pastrimit te qytetit Vangjel Ndreko  shprehet se ky eshte nje problem qe ka shqetsuar  jo vetem kete drejtori por edhe mbare komunitetin fierak.

 

Sipas tij ndermarja e pastrimit  per keto plehra ka caktuar edhe pika grumbullimi, por tregtaret ose banoret si rruge me te shkurter gjejne lumin Gjanice duke e katandisur ne kete gjendje qe eshte sot. Lidhur me kete situate nenkryetarja e bashkise Fier Eriselda Cobo shprehet se per te rregulluar kete lume nga gjithe keto plehrat dhe mbetjet urbane eshte zhvilluar nje tender per nje projekt se si mund te te kthehet ne identitet ky lume.  Por tendrat kane deshtuar. Kjo per arsye se  nuk ka nje interes te studiove projektuese, kjo per arsye se bashkia Fier ka caktuar nje shume  e cilesuar prej studiove e vogel e cila nuk i pergjigjet volumit te madh qe ka ky projekt per lumin gjanice .

 

Ajo kap nje shume prej 100 milone leke te vjetra. Gjithsesi Gjanica eshte bere shpesh here pjese e debatit ne zgjedhjet lokale ose parlamentare.   Shume kush nga kandidatet premton  se me ardhjen e tyre ne pushtet lumi gjanice ka per tu kthyer nje  vende argetuese per banoret e qytetit duke zhdukur njehere e pergjithmon pisellekun dhe semundjet qe mund te jape kjo ndotje e madhe per fierin, por keto kane qene vetem premtime ne leter.

 

 

Fieri.com / Kristaq Thano 

 

 

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (6 postuar)

avatar
Sokol 21 January, 2009 11:21:14
Eshte shume e vertete qe gjanica eshte nje nga turpet e qytetit tone. une personalisht kaloj shpesh tek "ura me shkalle" dhe sapo i afrohesh e ndjen eren kutermuese te naftes dhe shikon shtratin e lumit qe eshte ndushtuar nga plehrat madje ne mes te lumit jane krijuar edhe "ishuj plehrash" ku ndonjehere do dali ndonjeri per te shitur, kaq e trishtueshme eshte situata.
avatar
Loni 21 January, 2009 06:23:00
Jo vetem Sokoli personalisht , madje, edhe une vet personalisht kam kaluar shpesh tek ura ma shkalle dhe personalisht e kam ndjere eren e keqe
avatar
Sokol 22 January, 2009 12:05:52
Ne cdo qytet te botes ku ka nje lum ai konsiderohet si mushkeria e qytetit ndersa lumi i qytetit tone mund te quhet pa frike kanceri i ketij qyteti.
Nese deshiron te shikosh Gjanicen te vetmet vende nga ku mund ta shikosh jane urat mbi lum.Mund te thuash se ky qytet i ka kthyer shpinen lumit ndoshta per te mos ndjere eren apo per te mos pare pamjen e mjerueshme te tij
avatar
jola 28 January, 2009 12:07:11
do kisha shume deshire qe te gjithe qytetaret qe lexojne kete artikul te japin iden e tyre se si mund te rregullohet ky lume...dh ese cfare duan ata konkretishte qe te ndertohet pergjate keti lumi qe pershkon qytetin ton?!
avatar
bilderberg 09 February, 2009 01:16:57
Prinderit e mi edhe sot e kesaj dite e kujtojne me mall Gjanicen e viteve 1960-70 kur lumi ishte akoma i paster dhe njerzit laheshin ne te dhe peshkonin... Prishja e pyllit te vjeter buze gjanices ne Sheq dhe vendosja e te ardhurve nga fshatrat i ka shkatuar 1 dem te jashtezakonshem pastertise se ajrit ne qytetin e Fierit ..

Gjanica sot mund te quhet gjithshka por jo LUM ..

Po ti hedhesh nje sy infrastrukturave te qyteteve perendimore ve re sesa rendesi dhe peshe i japin prezences se ujit ne pergjithsi dhe te lumenjve ne veçanti, edhe sepse vet themelimi i nje qyteti ka qene i lidhur ngushte me prezencen e nje lumi.

Monumentet antike qe jane burim turizmi dhe hyrjesh ekonomike te medha per qytetin jane te ndertuara pergjate nje lumi ose liqeni, shembull: Jardin des Tuileries dhe Louvre pergjate Senes ne Paris, te gjitha qytetet zvicerane jane te ndertuara pergjat brigjeve te iqeneve, Parku Valentino pergjat lumit Po ne Torino etj.
Burimet ujore jane pasuri jo vetem per agrikulturen dhe bujqesine por edhe per pastertine e ajrit dhe estetiken e qyteteteve sidomos ato industriale qe vuajne nga nje paesazh drastik postlufte atomike siç eshte ai i Fierit...Pra Gjanica duhet te kthehet ne origjinen funksionit te saj primar!

ps: edhe pse eshte jashte teme ka qene nje maskarrallek i ndyre politik prishja e lulishtes ne qender te qytetit dhe ndertimi ne te i nje xhamie te dhejr me *** ne stil arab qe eshte komplet ne kundershtim me traditen shqiptare te rrethit dhe te vendit..Eshte ne kundershtim edhe me vete traditen e infrastruktures se qendrave te qyteteve ne te gjith boten te cilave jane gjithmone me hapsira te medha e te bollshme sheshesh e rrugesh..

Me urdher te kujt u ndertua xhamiaanti-shqiptare ne stil arab ne qender te Fierit??
avatar
Pilo Shpiragu 16 February, 2009 11:02:42
Per cdo qytet te botes, dhe ne vecanti ne ata me te zhvilluarit, te pasurit e nje lumi ne mes te tij, sic eshte edhe rasti i Fierit, eshte jo vetem fat por edhe lluks. Ky fakt, tregon gjithashtu se ata qe vendosen ta ndertonin kete qytet ne te dy brigjet e ketij lumi, kane qene burra me shume mend. Ky lum gjeografikisht njihet me emrin Gjanica, ne fakt biologjikisht ai duhet te quhet Lumi i Vdekur. Me sa di une, ne te nuk jeton asnje gjallese, madje ne te nuk ka asnje qelize te gjalle. Kete gjendje e kane sjelle vete njerzit. Edhe ata qe jetojne, kane ushtruar e ushtrojne aktivitet prodhues e tregetar jane shkaktare te kesaj katastrofe ekologjike. Vetkuptohet qe ndotja me e forte dhe veshtire e rehabilitueshme, eshte nafta. Kur behej fushata per zgjedhjet e pushtetit vendor, ne vitin 2007, kandidatet per kryetar e kishin te paren ne objektivat e tyre rehabilitimin e lumit Gjanica. Isha shume skeptik dhe nuk besoja. Faktikisht, fatkeqesisht, parandjenja ime ishte e drejte. Njerit nga kandidatet per Kryetar, kur paraqiti platformen e tij per kete problem, i shpreha dyshimin tim. Ai kembenguli. Kam vene "bast" me ate zoteri. Ne se do ta mbante kete premtim, une do isha nismetari qe t'i ndrrohej emri i lumit. Te mos quhet me lumi Gjanica, por Lumi ... (duke e qujtur me emrin e Kryetarit). Nuk justifikohet qendrimi i pushtetit lokal ndaj ketij lumi. Ata qe kane qene ne krye te Bashkise dhe ata qe jane, kane pergjegjesi te madhe. Ne brigjet e Lumit, jane dertuar objekte nga te "fortet" e Fierit. Te "forte" se parate i kane te pista, por edhe qe mbeshteten edhe nga politikanet e piste te Fierit. Per te prishur ato na duhet qe te marrim Edi Ramen disa dite si Kryetar Bashkie.
total: 6 | displaying: 1 - 6

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
4.33