Nënat në BB, Antoneta ngacmuese, Sanija në siklet
TIRANE - "Kush i duron këtu brenda gjithë ditën...,sa për një kafe mëngjesi janë mirë, pastaj nuk durohen".
Me sa duket, futja e mamave të banorëve të "BB"-së brenda shtëpisë, nuk është pritur aq mirë nga banorët. Ata, pasi kanë kaluar momentin e parë të gëzimit, të përqafimit dhe çmalljes me mamatë e tyre, kanë filluar të shprehin pakënaqësi për prezencën e tyre në shtëpi. Qetësori, madje, nuk ka nguruar të bëjë dhe shaka dhe të hedhë batuta. Ai, duke qeshur, i është drejtuar nënës së tij dhe i ka thënë: "Po unë ndaj u martova, që mos rrija me ty, ti më vjen dhe këtu brenda në shtëpi". Një tjetër banor që është ndier i bezdisur nga prania e nënës së tij, duket se ka qenë dhe Ari, mendimi i të cilit ka qenë që nënat ishin të mira vetëm për të pirë kafenë e mëngjesit, por gjithë ditën nuk durohen. Ai, dhe kur ishte jashtë shtëpisë, tregon se nuk rrinte në shtëpi dhe tani i duhet të rrijë në shtëpinë e "Big Brother"-it me nënë e tij.
Ndërsa dy banorët, të cilët nuk duken fare të shqetësuar nga mamatë e tyre, duket se janë Bjordi dhe Adela, por që në fakt shqetësohen nga mamatë e njëri-tjetrit, kjo për shkak të lidhjes që ata kanë krijuar brenda shtëpisë. Faktin e futjes së nënave në shtëpi dhe lidhjen e Bjordit dhe Adelës e kanë komentuar duke qeshur dhe banorët e tjerë, të cilët i kanë "këshilluar" Adelës që të zgjohet shpejt në mëngjes, të rregullojë krevatin, që të mos kuptohet se ku ka fjetur.
Antoneta, nëna e Bjordit, duket se është nëna më aktive brenda shtëpisë. Ajo fillimisht ka dashur të "ngacmojë" Adelën.
Adela e ka nisur rolin e nuses së shtëpisë që aty brenda. Ka qenë pikërisht ajo që u ka shërbyer kafetë e mëngjesit mamave, të cilat janë ulur në kopsht, kjo ndoshta dhe për faktin që tani Adela është e vetmja femër brenda shtëpisë, por pikërisht në këtë moment ka ndërhyrë e ëma e Bjordit, e cila e ka pyetur Adelën se a e pinte cigaren dhe më pas i ka thënë asaj të ulet të pijë kafenë, se nuk është e nevojshme t'u shërbejë.
Duket se zonja Antontea ka nisur "të provokojë" Adelën, e cila këtë shqetësim ia ka shprehur dhe Bjordit, por ai e ka qetësuar, duke i thënë se e ëma e tij e do.
Mamaja që ka qëndruar "në gjemba" aty brenda ka qenë e ëma e Adelës. Ajo nuk ka pranuar të flasë shumë me Adelën për situatën jashtë, duke i thënë që nuk mundet dot të flasë, sepse është me mikrofon dhe nuk i ka mohuar faktin që ndihet shumë në siklet para gjembave. Adela është munduar ta qetësojë, por ajo gjithsesi ka qëndruar gjithë siklet. Sjellja e saj brenda shtëpisë nuk ka kaluar pa u vënë re nga mamatë e tjera, të cilat e kanë këshilluar në lidhje me sjelljen e saj, duke i kanë thënë që ajo duhet të qëndrojë sa më e qeshur në shtëpi dhe t'i qëndrojë afër Adelës, e cila tani ka më shumë se kurrë nevojë. Dhe pse është aty brenda, Sania, e ëma e Adelës, ka treguar se ajo e vuan shumë mentalitetin dhe fjalët që qarkullojnë në Kavajë për Adelën.
Megjithatë, prezenca e mamave e ka vënë në siklet dhe Bjordin dhe Adelën, të cilët nuk janë aq të lirshëm për të përkëdhelur, puthur dhe për të qëndruar me njëri-tjetrin. Ndaj, puthjet dhe ledhatimet mes tyre janë rralluar. Bjordi është ndierë aq në siklet, madje sa ka thënë: "Ç'na ka gjetur me vjehrrat", duke forcuar dhe një herë idenë që mes tij dhe Adelës ka lindur një gjë serioze.
Në do të vazhdojë nënat të qëndrojë brenda shtëpisë apo jo, këtë do ta mësojmë sot në mbrëmje, mbrëmje në të cilën pritet të ketë dhe eliminime nga shtëpia. Për të pritur pastaj të shtunën, e cila finalizon dhe lojën e "BB2"-shit, nga ku do të dalë dhe fituesi i 70 mijë eurove.
Burimi Informativ: SHEKULLI























Komente (0 postuar):
Shkruani nje koment
VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!