Anjeza dhe Moza e "Big Brother"-it, vetëm në karaoke
Të dyja kanë përjetuar një histori të shpejtë dashurie dhe vetëm kaq. Me futjen në shtëpi, Moza, vajza nga Kosova, ka publikuar lidhjen e saj me Polin, ish-banorin e "Big Brother 1". Ndërsa për Anjezën ka qenë ndryshe.
Ajo, së bashku me Arjonin, krijuan një "dashuri televizive" që zgjati vetëm 2 javë. Por të dyja këto vajza i shohim në karaoket e Tiranës vetëm, pa të dashurit përkatës. Megjithëse lidhja Arjoni-Anjeza, u deklarua nga ata që ishte vetëm një ndjenjë e bukur që u jetua brenda shtëpisë dhe kaq.
Me daljen e saj nga "Big Brother"-i duket se diçka nuk ka shkuar mes dy të rinjve, në këtë mënyrë ata kanë vendosur t'i japin fund me sa më pak bujë, kësaj historie që jetoi vetëm pak ditë. Për Mozën ka qenë ndryshe.
Për javë të tëra ka qëndruar nën ngacmimet e djemve të shtëpisë dhe asnjërit prej tyre nuk i ka lënë shkak për t'ju afruar më tepër seç duhet. Në një moment të caktuar ajo ka bërë publike dhe lidhjen me Polin, duke u treguar të gjithëve se ishte dikush që e priste jashtë, me të cilin sapo kishte filluar një histori dashurie.
Me daljen nga shtëpia, të dyja vajzat i shohim në shoqërinë e njëra-tjetrës, në karaoke, duke kënduar dhe dëfryer. Ndërsa nga ana tjetër, asnjëri prej djemve të shumëpërfolur nuk duket nën shoqërinë e tyre.
Për çiftin Anjeza-Arjoni, gjithçka është bërë e kuptueshme, që ata të dy nuk janë më bashkë, ndërsa Poli me Mozën...nuk e kanë pritur njëri-tjetrin ashtu siç mendohej. Për Mozën ishte hera e parë që deklaronte në publik një lidhje me një djalë. Pavarësisht këtyre, në këto foto ato duket se po dëfrehen, mungesat nuk bien në sy.
Burimi Informativ: SHEKULLI























Komente (0 postuar):
Shkruani nje koment
VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!