Pirro Çako refuzon divorcin në gjykatë: Nuk dua të ndahem

Font size: Decrease font Enlarge font
image

TIRANË- Atëherë kur pritej që Pirro Çako t'i thoshte OK divorcit me bashkëshorten Inva Mula, pasi kohët e fundit është publikuar se sopranoja ka një lidhje të re me një biznesmen kosovar, ndodhi e kundërta: këngëtari i muzikës së lehtë kundërshtoi dje para gjykatës ndarjen, duke kërkuar vazhdimin e martesës së tyre.

Pasditen e djeshme, në zyrën e gjyqtares Elona Gjoka, që ndodhej në katin e dytë të Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet, ku po shqyrtohej kërkesa për ndarje martese të bërë nga sopranoja Mula, avokatja e të paditurit Çako, në fjalën e saj, kundërshtoi ndarjen e çiftit. Gjatë seancës së djeshme, nuk kanë munguar edhe debatet e tonet e larta të zërit mes përfaqësuesve ligjorë të çiftit Mula-Çako.

Mbrojtësja ligjore e këngëtarit Pirro, avokatja Olta Kotherja, në fjalën e saj sqaroi në fillim gjyqtaren Gjoka se kërkesa civile e dorëzuar nga ana e palës paditëse, pra e avokatit të Mulës, nuk ka qenë e plotë. Sipas mbrojtjes, në këtë padi nuk ishte vendosur saktë arsyeja e kërkesës për ndarje në diapozitivin e padisë së dorëzuar në gjykatë, duke argumentuar se, "të dy palët, Pirro Çako e Inva Mula, kanë rënë dakord që të jetonin të ndarë, dhe kjo gjë nuk thuhej në kërkesën e dorëzuar për divorc", - ka nënvizuar avokatja Kotherja. Por, ky pretendim i avokates së këngëtarit Çako është hedhur poshtë nga ana e mbrojtësit të Inva Mulës, avokat Sokol Çomo, i cili ka shpjeguar se "diapozitivi është shumë i saktë dhe përmban të gjitha arsyet e ndarjes".

Pas debateve për rregullim të kërkesës së dorëzuar në Gjykatën e Tiranës për divorc, gjyqtarja e çështjes Gjoka ka vendosur që seanca të vazhdojë me deklarimet e palës paditëse. Gjatë fjalës së tij, avokati Sokol Çomo ka shpjeguar se "Pirro kishte pasur kohë që prej vitit 2007 që të vendoste në lidhje me divorcin e tij". Po ashtu, sipas mbrojtësit, "kusht për ndarjen ka qenë pikërisht largësia mes tyre dhe mosfrekuentimi për një kohë të gjatë".

Këto argumente të avokatit të Mulës, u hodhën poshtë nga ana e avokates së këngëtarit Çako, Kotherja. Kjo e fundit ka shpjeguar se "edhe pse jetonin të ndarë prej disa kohësh, sopranoja dhe bashkëshorti i saj ishin takuar disa herë". Dy raste janë përmendur dje në Gjykatën e Tiranës mbi takimet e zhvilluara mes çiftit në prag divorci. "Takimi i parë ka qenë përcjellja e djalit të tyre, Anthony në aeroport, nga ana e Pirros, pasi ai jeton me Inva Mulën në Francë. Ndërsa rasti i dytë, sipas avokates, ka qenë në datëlindjen e së ëmës së Pirros, ku çifti ka ndenjur gjatë gjithë kohës bashkë", - ka shtuar avokatja Kotherja. Por, këto dy fakte për avokatin e Mulës nuk përbënin asnjë provë, pasi në argumentet e dhëna avokati Çomo ka shpjeguar se "gjithçka ka qenë për një formalitet nga ana e tyre, por jo se frekuentohen së bashku".

Pas këtyre debateve dhe sqarimeve, gjyqtarja Gjoka ka vendosur me kërkesë të palës paditëse, të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 5 qershor, ditën e premte, në orën 15:00, për të dëgjuar pretendimet e kërkesës së ndarjes.

Sopranoja Inva Mula, disa javë më parë, ka paraqitur pranë Gjykatës së Shkallës së Parë kërkesën për ndarje martese me këngëtarin Pirro Çako. Nga zhvillimet duket se do jetë një proces gjyqësor me shumë të papritura.

 

Burimi Informativ:  SHEKULLI

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (1 postuar):

nirocage@yahoo.com ne 05 June, 2009 05:47:53
avatar
Nuk e kuptoj fare Z.Cakon ?

Perderisa gruaja arrin dhe ben kerkese per ndarje. kjo domethene qe nuk ka mbetur me dashuri midis saj dhe atij...
cifti kur martohet jeton bashke nuk kuptohet qe njeri te rri ne France dhe tjeri ne Tirane ..athere nuk ka me kuptim martesa.... Martese ne distance nuk kam pare e degjuar !
this is a weird thing that I hear !!

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.