Banorët e Big Brother-it pushtojnë Prishtinën

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Para disa ditësh, banorët e shtëpisë së "BB"-së kanë udhëtuar drejt Kosovës. Siç dëshmohet nga këto foto, të gjithë bashkë, ata e kanë kaluar mbrëmjen në një pub të madh në Prishtinë dhe kanë festuar bashkë me të rinj kosovarë. Natyrisht që, herë pas here u është dashur të shkëputen nga argëtimi, për t'u dhënë autografe fansave të shumtë. Hihi...çfarë kënaqësie është të japësh autografe. Po çfarë dedikimesh japin vallë??

Atmosfera ka qenë mjaft e nxehtë dhe festive, nuk kanë munguar as fishekëzjarret, nga të cilët ajo që ka marrë më shumë masa ka qenë Aida. Ka bërë dhe flokët extation, vlejnë një qerre me lekë. Festës nuk i ka munguar as Ani, i cili tashmë që është i papunë ka më shumë mundësi të "rendë" pas ziafeteve. Në foto duket dhe Anjeza, ndërsa duket se mungojnë Arjoni, Adela dhe Bjordi.

Adelën dhe Bjordin e dimë që duan të rrinë vetëm, po Arjoni pse të ketë munguar vallë? Moza, siç duket ka qenë dhe më e lakmuara e mbrëmjes, ngaqë ka qenë dhe banorja më e vogël e shtëpisë, por dhe ngaqë është një nga vajzat, e cila dihet tani se është vetëm. Pasi shkëputi lidhjen me Polin, është normale të ketë shumë djem kosovarë që i vijnë rrotull.
Ndërsa Zhuljeta, Eltoni dhe Aida, duket se nuk kanë dashur shumë të përzihen me pjesën tjetër, ata janë fotografuar më shumë bashkë.

Festoni djem e vajza sa e keni famën "të freskët", se pastaj do t'jua zënë vendin të tjerët. (E kemi fjalën për këta që mbetën pa u futur në listat e deputetëve).

 

Burimi Informativ: SHEKULLI

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (0 postuar):

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
0
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.