Per nje "grusht" leke
Gazetari i njohur i “Zone e lire” Arjan Cani ka nje axhente shume te ngjeshur pune pasi po luan ne monodramen “ Ej, mos i thuaj njeriu”. Ai po shkon sa ne nje qytet ne tjetrin duke rendur cdo dite me foristraden e tij duke marre leket e shfaqes paradhenie.
Arjan Canin tashme po e shohim edhe si aktor. Ai ditet e fundit po shfaq ne shume qytete monodramen “Ej, mos i thuaj njeriu”. Ai ka mberritur me foristraden e tij x5 me targa TR 0080 P ne oren 18 e 45 minuta ne teatrin “Bylis” i shoqeruar nga regjisori i shfaqes. Menjehere sapo eshte futur ne skenen e teatrit eshte mbrekulluar nga pamja e tij duke thene se: - ”Qenka nje skene e mrekullueshme, ketu u beka teater”. Vetem pese minuta pasi ka mberritur ne skenen e teratrit ka kerkuar nga punonjesit e teatrit dhomen me celes per te kryer veprimet para shfaqes.
Sapo ka kaluar pas kuintave Canit i eshte kerkuar prej regjisorit cigare. "Po te bleva pese paketa, i ka thene regjisori, - e s’me jep nje cigare tani. Cani i eshte kthyer me fjalet, S’te vjen zor, ti me ke blere paketa e me kerkon cigare?! Merr 1000 lekshin e bli pakete e mos kekro cigare." Cdo gje ka qene me humor mes tyre. Sipas burimeve te informacionit prane gazetarit Arjan Cani mesohets e ai ka shfrytezuar me se miri kete periudhe te nxehte fushate elektorale duke vene ne skene shfaqen e monodrames “Ej , mos ja thuaj njeriu” duke shfrytezuar keshtu “doren “ e shpuar te kryebashkiakeve apo atyre qe kane “trasten” me leke te fushatave elektorale.
Keshtu Arjan Cani ka dhene shfaqe ne Elbasan, Korcce, Berat, Polican, sot eshte ne Fier dhe neser ne Vlore. Marrim leket ne dore e do ikim per Vlore, kane thene pjestare te stafit te ngushte te tij. Cani ka kerkuar grimieren per tu rregulluar para shfaqes por ajo i ka thene Canit se: - “Po deshe eja ketu ne skene meqenese nuk ka njeri se aty pas nuk vije”, dhe Cani eshte treguar i gatshem per ti plotesuar kerkesen grimieres. “ Jam i lodhur, - ka pohuar Cani, me ka ikur zeri. Kam pasur shfaqe cdo dite”.
Gjithesesi i urojme gazetarit te “Zone e lire” suksese jo vetem ne shfaqen e Fierit por edhe ne shfaqet e tjera dhe te mos e marre shume seriozisht me kete shkrim.
Fieri.com / Xhemil Beharaj























Komente (0 postuar):
Shkruani nje koment
VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!