Vjedh kengen e Nino D’Angelos

Font size: Decrease font Enlarge font
image Adrian Gaxha

Tashme nuk eshte i pari rast qe denoncohet ne faqet e gazetes tone fenomeni i kengeve te vjedhura nga autore te njohur boterore. Dy rastet e fundit kishin te benin me dy kenge konkurruese ne festivalet tona, pikerisht aty ku me shume se kudo tjeter duhet origjinaliteti i kenges ne menyre qe konkurenca te jete sa me e ndershme. Behej fjale per kengen “Duty free” te kenduar nga Çiljeta ne festivalin “Kenga Magjike” dhe per ate te Shpat Kasapit me titull “Arome Mediterane” te kenduar ne Festivalin e 47-te te kenges. Natyrisht kenget e vjedhura bene jo pak buje ne media, pasi ato servireshin si origjinale ne kompeticion. Se fundi revista elektronike albaniac, ka zbuluar vjedhjen e rradhes. Kengetari i njohur maqedonas, Adrian Gaxha, ka vjedhur nje kenge te Nino D’Angelos, kengetarit te famshem italian me origjine nga Napoli.

Ne fakt kenga e Gaxhes “Shqipes” u prit jo pa buje nga publiku shqiptar kudo ku ai ndodhej, i vleresuar per vijen melodike, performancen por edhe elegancen e klipit ku paraqiteshin disa violiniste neper shkalla. Mirepo po te degjosh kengen “Maria” te Nino D’Angelo-s, do te kuptosh se Gaxha nuk eshte mjaftuar vetem me ndonje pasazh te kenges, por e ka vjedhur ate te plote. Te pakten kenga e Gaxhes eshte bere thjeshte si pjese e albumit te tij personal dhe nuk ka marre pjese ne ndonje kompeticion muzikor, sepse perndryshe do te kishte qene nje skandal i vertete.
Adrian Gaxha arriti piken me te larte ne karrieren e tij kur perfaqesoi Maqedonine ne Festivalin Europian edhe pse kenga atje nuk arriti te kaloje ne naten finale. Gaxha gjithmone eshte cilesuar si Tarkani i Maqedonise per ngjashmerine e tij ne performanca me te, nderkohe qe suksesi nuk i ka munguar. Mbase tani ka ardhur momenti qe si artist, ai te krijoje me ne fund fizionomine e tij duke na treguar se çfare di te beje vete ai.

 

 

Marre nga Panorama Plus

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Foto Galeri
Tags
Rate this article
5.00