Bohlen lavdëron Ruzhdi Bojanin

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Miliona gjermanë përcollën, të shtunën në mbrëmje, edicionin më të ri të emisionit “Deutschland sucht den Superstar” (Gjermania kërkon Superyllin). Këngëtari me prejardhje nga Kosova, Ruzhdi Bojani, është më i miri, të cilin e kemi dëgjuar deri më tani gjatë audicionit, ka deklaruar këngëtari i njohur gjerman, Dieter Bohlen.

Ai në sallën e audicionit u paraqit me kitarën e tij dhe fascinoi publikun dhe jurinë me këngën “Closer”, të këngëtarit Neyo. Ruzhdiu pushtoi zemrat e anëtarëve të jurisë dhe arriti të kualifikohet më tutje, pa pasur nevojë që të rrëfejë historinë e tij mjaft pikëlluese.

Ruzhdi Bojani është vetëm 22 vjet dhe tashmë ka përjetuar shumë gjëra në jetën e tij. Si fëmijë, ai ka përjetuar gjashtë muaj të luftës në Kosovë, me ç’rast në një moment i ishte vënë edhe arma në kokë, i rrëfeu ai anëtarëve të jurisë. Por tani duket se gjërat kanë marrë rrjedhën e duhur për këtë këngëtar të talentuar.

Dieter Bohlen theksoi se Ruzhdi Bojani është këngëtari deri me tani më i mirë, të cilin e ka parë dhe dëgjuar në edicionin e sivjetmë të “Deutschland sucht den Superstar”.

 

Burimi Informativ:  SHQIPERIACOM

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (0 postuar):

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.