Kastro në prag të divorcit, e shoqja dërgon padinë në gjykatë

Font size: Decrease font Enlarge font
image

“I penduari” këtë herë e ka pisk punën. E kemi fjalën për Kastro Zizon, i cili ka ditur gjithmonë të tërheqë vëmendjen jo vetëm me këngët e tij të veçanta, por edhe për jetën private. Pak kohë më parë në mediat e shkruara bëri shumë bujë një set me fotografi ku tregohej Kastro Zizo me një vajzë brune në momente intime. Jola, bashkëshortja e Kastros duket se nuk ia ka falur këtë fakt dhe menjëherë ka marrë djalin dhe është larguar te shtëpia e prindërve të saj.

I zhgënjyer, i mërzitur dhe në dëshpërim të thellë, Kastro i është lutur bashkëshortes që të kthehej duke iu përbetuar se nuk kishte pasur asgjë mes tij dhe vajzës brune, thjesht ajo kishte qenë një vajzë që e kishte njohur gjatë darkës dhe mbase mund ta kishte ekzagjeruar pak me afrimin me të, kjo falë edhe pijes që atë natë e kishte konsumuar me shumicë. Mbase dhe për hatër të fëmijës, Jola pranoi të kthehej dhe për këtë xhest, Kastro i dedikoi një këngë bashkëshortes, madje iu lut asaj që ta këndonin bashkë. Mbasi kjo e fundit nuk pranoi, Kastro u paraqit i vetëm në skenën e “Kënga Magjike 2009” me interpretimin e tij shumë të mirë të titulluar “I penduari”. Aty ai bën një ‘skaner’ të jetës së tij duke bërë një farë autokritike, pasi donte që i biri nesër të ishte krenar për të atin. Gjithashtu me vargje ai i thoshte të shoqes se e donte shumë dhe duhej ta falte. Por e gjitha kjo mesa duket nuk ka shërbyer për asgjë.

Sipas informacioneve tona, çifti ka dy muaj i ndarë de facto dhe falë kërkesës për divorc që ajo ka depozituar në gjykatë dy javë më parë, tani ndarja do të bëhet edhe de jure. Sipas miqve të saj, ata tregojnë  se Jola nuk ia kishte falur asnjëherë Kastros aventurën e tij me vajzën brune, të cilën ajo e mendonte si të vërtetë pavarësisht se Kastro e ka mohuar gjithmonë. Gjithashtu edhe tepria e tij me alkoolin ishte një tjetër shkak i kërkesës së Jolës për divorc. Miqtë tregojnë se Kastro ëshstë i tronditur nga kërkesa e Jolës për divorc, madje nuk ka pranuar ta firmosë fletëthirrjen që i ka dërguar gjykata, për t’u paraqitur në seancën e gjyqit. Kështu duket se po merr fund lidhja gati shtatëvjeçare mes Jolës dhe Kastros, e cila katër vite më parë u kurorëzua në martesë dhe falë kësaj martese lindi edhe djali i tyre, sot 3 vjeç e gjysmë.

Miqtë tregojnë se Jola ka bërë një padi vetëm për zgjidhje martese, duke mos pretenduar ndarje pasurie pasi shtëpinë e tyre të përbashkët e ka bërë Kastro me paratë e tj. Por normal që ajo pretendon që djalin ta mbajë vetë. Ndërkohë Jola po mbaron studimet për gjeografi dhe ka ndërmend që të fillojë së shpejti një fakultet të dytë, atë për drejtësi.

 

Burimi Informativ:  PANORAMA

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (0 postuar):

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.