Arita Fejzullahu pjesëmarrëse në filmin e ri 'Jewish Girl'

Font size: Decrease font Enlarge font
image

“Xhirimet e filmit “The best kisser”  janë duke përfunduar këtu në Paris”, tregon aktorja e re Arita Fejzullahu. “Unë me ekipin e filmit kalojmë shumë mirë dhe më lavdërojnë shumë”. Filmi “The best kisser” përbëhet nga dy pjesë. Njëra pjesë është xhiruar në New York dhe një pjesë tjetër që po përfundon xhirimin në Paris. “Unë jam 16 orë në xhirim, ndërkohë nga 4 orë bëj fitness çdo ditë dhe mendoj që filmi do të jetë një “love comedy” i suksesshëm në gjithë botën. Pasi të mbaroj këto xhirime do të futem në një film tjetër me titull “Jewish girl”, ku kam rolin kryesor”, - thekson aktorja Fejzullahu.  Xhirimet e filmit janë parashikuar të bëhen në Izrael, diku në mes të muajt tetor. Arita në këtë film mban emrin Anna Louis. Por, obligimet e Aritës nuk përfundojnë me kaq.

“Kam pregaditur dhe një këngë të re, me të cilën do përfundoj edhe albumin tim të parë me titull “First love” apo në versionin shqip “Dashuria e parë” . Shumica e këngëve i dedikohen një personi që e kam shumë për zemër dhe që e dua shumë”, shton mes tjerash këngëtarja dhe aktorja. “Kohëve të fundit kam nënshkruar disa kontrata me “Elit Models” në Amerikë dhe me kompaninë “Loreal” në Paris, dhe me disa kompani tjera siç janë: “Revelon make up store”, “Max factor Scandinavia” dhe kontratën katër vjeçare me “Sean John” dhe “Elit Models New York”.  Kjo do të thotë se unë do të shpërngulem në Amerikë për të vazhduar punën si modele, këngëtare dhe ndërkohë edhe ai aktore. Gjithashtu kam pasur disa sfilata në javën e modës në këto qytete: “New York, Berlin, Paris, Stokholm, Oslo dhe Milano”. Puna ime është shumë në lëvizje. Impenjimet në profesion nuk janë vetëm këto.

“Kam në plan të hedh në treg edhe parfumin personal me aromë dashurie. Puna rreth parfumit vazhdon, ndërkohë që e kemi në plan ta hedhim në treg diku në maj të vitit 2010... Premiera e filmit të parë “The best kisser” do jetë në “Cann Film Festival 2010”, ndërkohë premiera e albumit me video klip të këngës “Our picture” është promovuar për ditëlindjen time më 2 dhjetor 2009. Jam shumë e lumtur që e kam rimbrojtur titullin “Sexiest Celebrity-Style body of the year 2009” në Skandinavi. Por, mbi të gjitha krenohem që jam shqiptare”, përfundon  Arita Fejzullahu.

 

Burimi Informativ: PANORAMA PLUS

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (0 postuar):

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.