Festivali i 47-te, pjesemarresit zbulojne skandalet

Font size: Decrease font Enlarge font
image Festivali i 47-te, pjesemarresit zbulojne skandalet

Kejsi Tola eshte fituese e Festivalit te 47-te ne RTSH. Tani e dine te gjithe qe fale ketij çmimi do te perfaqesoje Shqiperine ne Eurosong ne muajin maj ne Moske. Por si ishte atmosfera pas kuintave ne Pallatin e Kongreseve, aty ku kengetaret konkurrues prisnin rezultat nga nje ekran i vogel, ne momentin e hapjes se zarfeve me piket e anetareve te jurise? Shume kengetare u revoltuan, dhe ishin ata qe kishin hyre me pretendimin per te fituar. Ne momentin qe anetaret e jurise dhane vleresimin e tyre dhe Elsa Lila lexoi piket, shume prej kengetareve u rebeluan pasi kishin hyre me pretendimin per te fituar. Gjithsesi dihet qe ne nje gare s’mund te kete me shume fitues se nje.

Disa prej tyre reagonin me ze te larte, te pakenaqur nga vleresimi i jurise nderkohe qe nje nga ankesat e shumta ishin veshtiresite teknike qe kishin hasur ne skene, pasi kengetaret nuk arrinin te degjonin zerin e tyre. Ne ishim aty dhe morem opinionet e tyre. Pothuaj te gjithe kengetaret pohuan se, “pavaresisht veshtiresise qe mund te kete organizimi i nje festivali “live”, gjithçka ishte bere shpejt e shpejt ne momentin e fundit”. Djemte e grupit “West Side Family” ishin pretendente kryesore per çmim te pare me kengen “Jehone”, nje kompozim i Ardit Gjebrese dhe Dr. Florit. Edhe pse nuk e kishin pohuar me pare se kishin hyre ne gare per te fituar, ata pretendonin me shume. Po ashtu Besa Kokedhima, e cila kishte bere pushim vokal absolut per nje perfomance te veçante te kenges “Ajer” kompozuar nga Alban Male, u duk se nuk mbeti e kenaqur me pozicionimin e saj ne vendin e katert. Pretendim per çmim te pare kishin vellezerit korçare Endri dhe Stefi Prifti, me kengen “Ti bere faj” te kompozuar nga Josif Minga, te cilet kane pohuar se meritonin vleresim maksimal per kengen e tyre balade. Por juria i renditi ne vendin e nente.

Me e zhgenjyera nga te gjithe mbeti Era Rusi, e ardhur nga Athina dhe qe pretendonte te fitonte me kengen “Shpirt i humbur”, edhe pse u rendit ne vendin e 15-te. Se bashku me koreografin e saj, Julian Bulku, koreografi i kenges greke qe konkurroi vitin e kaluar ne Eurovizion, ajo eshte larguar menjehere pas shpalljes se rezultatit final. Nje tjeter etheiste, Marieta Billo me kengen “Era e tokes”, nuk pranoi te jepte asnje koment rreth rezultatit edhe pse dukej se priste shume, me perfomancen e realizuar se bashku me aktorin Neritan Liçaj. Ne grupin e pretendenteve per çmim ishin dhe Evis Mula me “Une jam dashuria”, kompozim i Luan Zhegut, qe edhe pse u rendit ne vendin e 10-te, hyri ne festival me shume ambicie. Por me i revoltuari ishte Vedat Ademi, i cili arriti te pozicionohej vetem ne vendin e 14-te me kengen “Po me prite Ti”, ndersa e cilesoi gjykimin e jurise jo shume te drejte.

 

 

Burimi informativ ShqiperiaCOM

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (1 postuar)

avatar
Madson 15 March, 2012 04:59:42
Po sikur te tregoni se ku nedgejnt ne menyre specifike per secilin vitmain. Ne cilat pemeb apo perime gjinden , jo ne menyre te pergjithsuar te thuhet hani me shume peme e perime por p.sh.Vitmina c gjindet me se shumeti ne limon, pastaj portokall, kivi etje etj. Ju falenderoj paraprakisht per kete hulumtim qe do te beni dhe do e postoni, por nese nuk pritoni dergojeni edhe ne kete email adrese ket pergjigje artikull.
total: 1 | displaying: 1 - 1

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00