Zajmina: Jam e dashuruar prej vitesh, ai më bën të lumtur

Font size: Decrease font Enlarge font
image

TIRANE - Zajmina është një vajzë e lirshme, e cila këndon, kërcen, bën foto seksi, por gjithmonë nëse bëhet fjalë për skenën dhe publikun, pra për pasionin e saj të madh për artin. Në jetën e përditshme, ajo është larg ‘femrës fatale’ të kopertinave. Zaimina Vasjari është një vajzë e thjeshtë, tejet e komunikueshme dhe miqësore, shumë e dashuruar dhe e lumtur prej vitesh, me të njëjtin mashkull dhe me të njëjtat ëndrra për t’u bërë nuse dhe nënë si çdo femër tjetër. Zajmina dallon nga koleget e saj “performuese të këngës” edhe për një tjetër fakt: ajo asnjëherë nuk është mburrur për zërin e saj. Pranon gjithmonë se muzika për të është thjesht një pasion i madh dhe se dëshiron shumë që së shpejti t’i përkushtohet maksimalisht profesionit të saj si arkitekte. Eksperiencën televizive në “Dance with me” po e shijon maksimalisht, teksa bëhet gati për hitin e radhës, këngën “129”... Të gjitha këto na i ka rrëfyer vetë këngëtarja bukuroshe, në këtë intervistë të sinqertë për “Bluetooth”. 
Zajmina, nga 1-10 sa po e shijon eksperiencën tënde në ‘Dance with me”? 
Po e shijoj në maksimum. I jam dedikuar plotësisht këtij spektakli. Nuk e kisha menduar që do të ishte kaq impenjativ dhe njëkohësisht i bukur. Është një garë që nuk ka eliminime, prandaj po e shijoj si “lojë”. 
A po lodhesh shumë? 
Po, shumë. Deri tani kam humbur 5 kile. Është një lodhje fizike shumë e madhe të punosh çdo ditë 2-3 orë në palestër disiplina të ndryshme kërcimi, të cilat kanë qenë të panjohura më përpara. Dhe nuk mbaron vetëm me palestrën, por dhe në shtëpi instiktivisht bëj lëvizjet e kërcimit dhe, sa më shumë afrohet e hëna, gjumi natën është një tmerr i vërtetë; gjithmonë ëndërroj këmbët, lëvizjet, dhe kjo është shumë për të qeshur, sepse po ndodh me të gjithë konkurrentët. 
Sa herë ke thënë ‘do e lë fare’ deri tani? 
Po, ka ndodhur edhe kjo gjë. Përveç vështirësive që kemi për sa i përket kërcimit, ne kemi një vështirësi edhe më të madhe, pasi kërcejmë amatorë njëri me tjetrin. Prandaj dhe lodhja është dy herë më e madhe. Është një pjesë që njerëzit nuk e shohin se çfarë ndodh me ne gjatë javës, kur jemi të gjithë konkurrentët bashkë, por nëse do të filmohej kjo gjë, ju siguroj që do të konkurrohej çdo spektakël humori dhe reality show. Puna ka momente të vështira, por janë dhe momentet e bukura, prandaj nuk është mirë të heqësh dorë. 
Konkurrentët e tjerë, si të duken? 
Të gjithë po japin maksimumin, por nuk mund të gjykohemi të gjithë njësoj, pasi dhe grupmoshat tona janë të ndryshme. Megjithatë mendoj se ekzekutimi i një performance pa asnjë gabim nuk është gjithçka. Emocioni që transmetohet është shumë më i rëndësishëm. Dhe që publiku të marrë këtë emocion, duhet që çiftet të kenë një kimi të mirë me njëri-tjetrin dhe këtë gjë shumë pak çifte e kanë arritur deri më tani. Por është ende fillimi dhe besoj se nga java në javë do të ketë ngritje për çdo konkurrent. 
A je ti femra më seksi e këtij spektakli? 
Nuk mund ta them unë këtë, por mundem të them që kam si partner një nga meshkujt më seksi. 
Zihesh shpesh me Laertin? 
I shkreti Laert çfarë heq me mua! Mënyra më e mirë për të punuar pa u zënë është që ai të më japë gjithmonë të drejtë dhe kur e kam gabim (qesh). Zënkat janë gjithmonë në palestër kur punojmë dhe fajin e ka gjithmonë Laerti (qesh). Por nuk zgjat shumë se 5 minuta na mban inati, kjo është gjë e mirë. 
Të vijnë natyrshëm lëvizjet koreografike apo të duhet shumë punë që t’i mësosh? 
Jo, nuk më duhet shumë punë, por sigurisht që, ta ekzekutosh bukur ashtu siç duhet ka shumë punë. 
Këngën e re, kur ke në plan ta nxjerrësh? 
Kënga e re titullohet “129” (policia)! Nuk dua të zbuloj më shumë, por mund t’ju them se shpejt do të nis xhirimet për videoklipin e kësaj kënge. Në një intervistë tjetër do të flas më gjatë për këtë projekt. 
Do të marrësh pjesë në ndonjë festival? Pse je larguar prej tyre? 
Jo, për momentin nuk kam në plan të marr pjesë në asnjë festival. Më vonë s’e di. 
Sa të kanë mërzitur thashethemet për veten kohët e fundit? U ndjeve keq kur lexove atë për helikopterët? 
Nuk jam prononcuar në asnjë gazetë për këtë çështje, edhe pse ajo javë ishte plot me telefonata dhe gazetarë që kërkonin të vërtetën nga unë. Nëse gazetarëve do t’i kishte bërë përshtypje kjo gjë para një viti, mund të më pyesnin dhe unë normalisht do të isha përgjigjur, por pas një viti, kur kjo çështje kthehet në politike, nuk dua të prononcohem. 
Përpos këngës, me çfarë merresh tjetër? 
Tani nuk kam shumë kohë t’i përkushtohem profesionit tim si arkitekte, pasi siç ju thashë jam përkushtuar tek spektakli “Dance with me”. Kënga ka qenë gjithmonë dytësore për mua dhe gjithmonë e kam thënë që është një pasion. 
Si arkitekte që je, çfarë mendon për prishjen e objekteve që INUK ka bërë në Tiranë? Je dakord me shembjen e lokaleve? 
Mendoj se duhet të lirohen hapësirat publike nga ndërtimet, prandaj them se INUK ka bërë gjënë e duhur, në qoftë se këto prishje nuk janë selektive. 
Nuk të kemi parë të angazhohesh edhe ti në parti politike. Pse? Nuk të kanë afruar apo s’ke dashur vetë? 
Jo, nuk kam dashur të jem pjesë e politikës, edhe pse me shkollën që kam mbaruar mund të mbuloj poste si kryetare bashkie apo shefe urbanistike. Në një të ardhme nuk i dihet. 
Çfarë mendon për kolegët e tu, Greta Koçi, Çiljeta, Ermal Mamaqi etj., të cilët janë përfshirë seriozisht në politikë? Të duket sikur i largohen artit kur u këndojnë partive? 
Nuk dua të bëj komente për kolegët e mi. 
Ke në plan t’i bashkohesh dhe ti ndonjë grupi politik në të ardhmen? 
Sigurisht që kam dhe unë bindjen time politike, por s’i dihet në të ardhmen. 
A je e dashuruar? Je një femër e lumtur? 
Jam shumë e dashuruar dhe kjo nuk është më një e fshehtë për mua. Kam deklaruar që prej vitesh kam një njeri në jetën time që më bën shumë të lumtur. 
Kur do e shohim dasmën tënde? 
Do të jetë një ceremoni shumë private. Vetëm kaq mund t’ju them. 
Ke filluar të ëndërrosh që të bëhesh nënë? Të pëlqejnë fëmijët? 
I dashuroj pa fund fëmijët dhe dua një familje të madhe, që do të thotë me më shumë se tre fëmijë. 
Çfarë ëndrre tjetër nuk ke realizuar dot deri më tani dhe ke ndër mend të merresh seriozisht me të? 
Përveç profesionit, të cilit do t’i përkushtohem plotësisht, nuk kam asnjë ëndërr tjetër që nuk 

 

Burimi Informative: Balkanweb

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
3.14