Bjordi Mezini Jeta në Itali e milionerit 20-vjeçar

Font size: Decrease font Enlarge font
image Bjordi Mezini Jeta në Itali e milionerit 20-vjeçar

Është i bukur e ndryshe nga të tjerët. Ka lindur më 11 mars 1988, 1.75 m i gjatë dhe ëndërron të bëhet aktor në Shqipëri. Ende i pazbuluar në rrëfimet e veta në javën e parë të ‘reality show’ “Big Brother 2” në “Top Channel”, ai ka shfaqur më shumë kuriozitet pasi vjen nga jashtë dhe drejton një firmë ndërtimi në Itali. Nëse doni të dini më shumë se kush është Bjordi; biznesi, dashuria, dhe pasionet e tjera të tij, gjithçka e tregon për “Panorama Plus”, miku i tij më i ngushtë, 23-vjeçari me origjinë nga Tropoja, Jetmir Pjetërnikaj.

Jetmir, ju jeni miku më i ngushtë i Bjordit në Itali. Si jeni njohur?

E kam njohur në lokale nate, kur unë punoja në diskoteka si balerin. Edhe Bjordi u fut në grupin tim të kërcimit dhe bashkë kemi kërcyer në diskotekat më të mira dhe të mëdha të Italisë. Po ashtu kemi punuar dhe në Radio 104 të Leços, në vitin 2006-2007. Kemi pasur një program të orëve të vona, që e drejtonim ne, ku prezantonin albumet e reja që hidheshin në tregun muzikor italian. Ishte një emision me kërkesa muzikore e dedikime këngësh. Tashmë drejtojmë bizneset tona, ai një firmë ndërtimi dhe unë një firmë, që merret me shitblerje veprash arti.

Sa herë kishte qenë Bjordi në Shqipëri më parë?

Para “Big Brother” Bjordi ka qenë në Shqipëri dy herë, një herë kur ishte 6 vjeç dhe hera e dytë në 2006 bashkë me mua. E solla unë pasi ai nuk donte të vinte për arsyen se nuk njihte askënd, dhe për hatrin tim erdhi. Që atëherë i hyri në zemër Shqipëria.

E kujt ishte ideja për të hyrë në “Big Brother”?

Ideja ishte e imja, që ne të merrnim pjesë të dy në këtë “reality show”. Arsyeja pasi bashkë kemi eksperienca nga më të ndryshmet dhe menduam, që të dy së bashku do tërhiqnim vëmendjen duke krijuar një grup simpatik brenda “Big Brother”, dhe duke u mbrojtur nga njerëzit e paaftë.

Ku e bazonit këtë besim?

Si unë, ashtu dhe Bjordi kemi njohuri nga shumë fusha, dhe kemi pasur çfarë të tregonim. Them se të dy do kishim mbetur të paharrueshëm në historinë e “Big Brother Albania 2”.

Mund të na tregoni më shumë rreth biznesit të tij atje?

Është pronar firme ndërtimi, me pesë punëtorë. Ndërton shtëpi, vila kryesisht jo vetëm në Lece, Leço, por firma e tij ndërton në të gjithë Italinë.

E habitshme për një 20 vjeçar të ketë arritur kaq shumë. Mbështetjen e kujt ka?

Jo, e ka nisur vetë, gjithçka nga zero, aftësia është e tij duke studiuar e punuar, dhe me mbështetjen e familjes.

Eshtë i pasur Bjordi?

Këtë nuk mund ta them unë se janë gjëra private, por për moshën që ka është shumë përpara.

Thuhet se ka një mama shumë të zonjën. Kush janë pjesëtarët e tjerë të familjes?

Familja e tij përbëhet nga motra Skerda, që punon në një zyrë avokatie, nëna Antoneta biznesmene, dhe nipi i vogël. Babain nuk e njef dhe nuk do të flasë fare për të.

Shokët e tij janë shqiptarë apo ialianë, dhe çfarë kategorie janë?

Unë jam i vetmi shok i tij nga Shqipëria. Shokët që e rrethojnë janë biznesmenë, dhe janë të gjithë italianë. Me shqiptarë s’ka pasur kontakte fare.

Dëshira e Bjordit është të bëhet aktor. Ka diçka konkrete në këtë pasion të tij?

Po e vërtetë. Dëshira e tij është të bëhet aktor në Shqipëri. Para se ai të hynte në “Big Brother”, ne kishim marrë oferta nga shkolla e kinematografisë në Milano, “Lo ied”, për të qenë protagoniste në katër filma me metrazh të shkurtër. Unë tani që humba mundësinë për t’u futur në “Big brother”, i pranova këto oferta, ndërsa Bjordi i refuzoi.

Po për lidhjet e tij të dashurisë, a mund të na thoni diçka?

E vërteta është që ka pasur shumë lidhje, por jo shumë të gjata. Mund të them se si djalë i ëmbël që është, ka pasur shumë kërkesa dhe nuk u ka rezistuar ofertave.

A mund të dimë se kush kanë qenë të dashurat e tij?

Po ai ka pasë shumë histori dhe është shumë i kërkuar nga femrat këtu. Por nuk i pëlqen të ekspozohet me ndonjërën, kështu që mos më kërkoni që të zbuloj ndonjë nga ish të dashurat e tij.

Cila ka qenë lidhja e tij e fundit?

Ka qenë një vajzë italiane që jetonte në Londër, por që ai nuk ka dëshirë ta bëjë publike.

Duket i butë, i qeshur. Çfarë fshihet pas kësaj aparence?

Është tip shumë i shkathët dhe i qeshuri i shoqërisë.

Brishtësia e tij binte në sy. Ai vetë e ka menduar këtë se mos ndoshta paragjykohej?

Ai është i drejtë dhe nuk i njeh paragjykimet, e nuk e ka idenë se si është Shqipëria.

Ti e njeh më nga afër. Si mund ta përshkruash?

Bjordi është i ëmbël, i edukuar, i pëlqen jeta e natës.

Kujtoni ndonjë çmenduri të tij me vajzat?

Por një nga më të mëdhatë e ka bërë për një gocë nga Danimarka. Ajo i pati thënë që do të vinte në Firenze me shkollën e saj. Bjordi ka marrë makinën me dy shokë dhe ka shkuar ta kërkojë në të gjitha hotelet, diskotekat, pub-et, restorantet e sallat e lojrave në Firence. E gjeti pas dy ditësh kërkime në një diskotekë dhe kaloi një fundjavë me të.


Burimi Informativ: PanoramaPlus
Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (25 postuar)

avatar
demis ndreko 17 February, 2009 09:34:38
biordi te pakten per mendimin tim ka ardhur per disa dit pushim ne vendin e tij,ne Shqipri!ndoshta ate se njifte njeri dhe fal ketij reality show u be 1 personazh "VIP".thjesht i uroj nje fitore
avatar
filomena 18 February, 2009 10:00:38
biordi duhet te fitoj se ne kete menyr shqiperija i fal ngrohtesi nje djal te vogel qe ndoshta me par nuk dinte shum per shqiperin edhe pse ishte shqipetar,nekete menyr ne afrojem drejt vendit ton dhe ata femij qe po riten larg dhe me besoni per kete se jam nje mama qe kam nje cun dhe po ritet larg
avatar
Nurana Fazlija 23 February, 2009 12:18:37
dua qe te fitoje Bjordi se eshte ma i mire,edhe e meriton:)
avatar
christina 25 February, 2009 10:14:46
Bjordi ma i miri, ban nje show te mrekullushem ,kshtu që kam deshir te fitoj Bjordi,pse jo edhe se është simpatik shum i terheqshem.....etj....!!!!! paq fat Bjordi ...you are the best...
avatar
the blue angel 01 March, 2009 02:22:24
Duhet,jo vetem dua qe ta fitoj Biordi..Ku keni pare ndonjehere djale si ai..merrni shembull ju cuna shqiptare..merrni pak nga xhentilesa,brishtesia,dhe aftesia per te krijuar miqesi te paster,prej atij.Bravo Biordi keshtu vazhdo!!!!
avatar
fjoralba 02 March, 2009 07:31:37
bjordi bukuroshi idoli im vetem fito sepse e meriton
avatar
andiola 03 March, 2009 09:23:06
bjordi je shume i mire dhe i bukur je fantastik fare uroj qe ta fitosh ti bba sepse je nje djale shume i zgjuar dhe me kulture
bravo biordi se vinci lo meriti
te gjithe jemi me ty urime
avatar
edra 04 March, 2009 02:14:39
biordi eshte me i miri .mua nuk me dukej tip qe i pelqente jeta e nates por gjithsesi nuk mund ta mohojme qe eshte i bukur dhe shume i mrekullueshe.mua personalisht me pelqen shume
avatar
adelina 23 March, 2009 07:41:52
biord je nje djal i mrekullueshem nje dial qe do e kishte zili cdo nene te uroifat votaime esht gjithmon per ty
avatar
rokerka 27 March, 2009 11:29:26
biordi asht ma i miri dhe e meriton fitoren ...se id veq pa to nuk mahet BBA.edhe i uroj fitore ...dhe kisha pas deshir qe nje here te takohej me babane e tij....paqim
1 2 3 next total: 25 | displaying: 1 - 10

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
3.00