Milla Jovovich është shqiptare

Aktorja e Hollywood-it, Milla Jovovich, ka familje me prejardhje nga Kosova. Babai i saj është serb i fshatit Zllapek të Pejës. Gjyshi i Milla-s, Bogdani, është shpëtuar nga shqiptarët e Shqipërisë, pasi kishte vjedhur ar, për të migruar mandej diku në Kiev të Ukrainës.


Aktorja e Hollywood-it, Milla Jovovich, edhe pse e lindur në Ukrainë, ka gjysmëprejardhjeje nga Kosova, pasi gjyshërit e saj vijnë nga fshati Zllapek i komunës së Pejës. Sipas "imdb.com", faqes e cila mbledh të dhënat dhe biografitë e aktorëve botërorë, thuhet se gjyshi i Milla Jovovich, Bogdan Jovovic, ka prejardhje nga Kosova dhe se ai ka qenë një ushtarak, i cili ishte përfshirë në vjedhjen e një miniere ari. Ndryshe, Milla Jovovich ka lindur në Kiev të Ukrainës, për t'u larguar nga ky vend në moshën pesëvjeçare.


Ndërkaq, sipas faqes "wikipedia. com", pasuria e patundshme e Jovovich ishte në fshatin Zllapek të komunës se Pejës, në Kosovë. Stërgjyshi i saj, Bogic Camic Jovovic, ishte prijës i klanit të malazezo- serbëve të dinastisë Vasojevici, oficer dhe roje i Mbretit të Parë Nicholas nga Mali i Zi; emri i gruas së tij ishte Milica, një emër të cilin e trashëgoi Milla. Po sipas të njëjtit ueb-sait, babagjyshi i saj, Bogdan Jovovic, ka qenë komandant në zonën ushtarake të Prishtinës dhe mandej komandant në zonat ushtarake të Shkupit dhe Sarajevës, ndërkaq përflitet se ai kishte zbuluar një minierë të madhe të arit diku në këto vende. Ai ishte dënuar për refuzim të dënimit të një shoku, i cili, sipas policisë, kishte bërë krim. Më vonë, qeveria e burgos atë, duke e dërguar në Goli Otok, pasi kishte refuzuar të dëshmojë. Kur ai u frikësua që do të arrestohet përsëri, largohet në Shqipëri dhe mandej shkon në Kiev. Për largimin nga Shqipëria, supozohet se atë e ka ndihmuar shumë edhe regjimi i atëhershëm i Enver Hoxhës, pasi ata kishin mundur ta depërtonin atë përsëri në ish-Jugosllavi. Një version thotë se ai ishte personi që kishte marrë tërë arin që kishte gjetur.


Babai i Milla's, Bogich, më vonë i ishte bashkuar Bogdan-it në Kiev, ku ai dhe motra e tij u diplomuan në mjekësi. Në vitin 2000 vdes gjyshi i saj. Ndërkaq, ueb-saite të tjera, si "hollywoodreporter. com", thotë se familja Jovovich gjithmonë kishte pasur problem me sistemet politike.


Pikërisht në vitin 1981, kur Milla Jovovich ishte pesë vjet, familja e saj largohet nga Ukraina për arsye politike, për të emigruar në Londër dhe për të shkuar mandej në Sacramento, në Kaliforni.


Jovovich ndjek shkollën publike në SHBA dhe mëson anglishten shumë mirë. Gjatë shkollës, shumica e nxënëse e bezdisnin atë, sepse ajo migroi në kohën kur Bashkimi Sovjetik ishte në Luftë të Ftohtë me SHBA-në. "Jam quajtur komuniste dhe spiune ruse. Nuk kam qenë, as nuk jam dhe këtë e kam thënë publikisht", - ka thënë ajo në një intervistë të saj. Në moshën 12 vjeçe, në klasën e shtatë, Jovovich la shkollën duke u fokusuar në karrierën e saj si aktore. Si adoleshente është thënë se ajo ka qenë rebele, kishte përdorur drogë, kishte vjedhur nëpër supermarkete dhe kishte arritur të bëjë thyerje të pineve të kartave të bankës. Jovovich e arrin kulmin e karrierës me rolin e Alice në "Resident Evil", ku lufton më një ushtri zombish. Ky film arriti që në premierën e tij të fitojë 17 milionë dollarë, duke u renditur në top-dhjetë filmat më të mirë në BOX OFFICE.

 

Burimi Informativ:  SHEKULLI

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0