Emina Cunmulaj, ikona shqiptare e modës në botë

Pa dyshim, Emine Cunmulaj është modelja shqiptare më e njohur në botë, status të cilin ajo e ka arritur me shumë punë e përpjekje. Emina Cunmulaj, 26 – vjeçare, prej vitesh jeton në SHBA dhe është një nga figurat e njohura të botës së modës, meqë sfilon në pasarelat e Nju – Jorkut, Parisit, Londrës, Milanos etj. Pak modele kanë pasur rastin të pozojnë për kopertinat e revistave më të njohura botërore, si: “Vogue”, “Elite” dhe “Fashion”, si, bie fjala, Emine Cunmulaj. Agjenda e saj është shumë e ngjeshur, ndaj ajo është vazhdimisht para aparatëve fotografikë dhe të kamerave në xhirime të spoteve të ndryshme. Së fundi, Emines i është ofruar një rol në filmin “Virgin eyes”, të cilin me kënaqësi e ka pranuar.

Duket qartë se pjesën më të madhe të kohës ia kushton modës dhe karrierës. Cili është stafi që zë pjesë të rëndësishme në punën tënde?

Jam e përfaqësuar nga agjenci të shumta në gjithë botën. Menaxheri im kryesor është Konor Kenedi, nga firma “Muse Models” e Nju- Jorkut. Jam e përfaqësuar edhe në Francë, në Londër, në Milano, në Gjermani, në Dubai dhe në Indi. Por, çdo gjë e punës sime kalon me menaxherin tim. Natyrisht, edhe familja ime zë pjesë të rëndësishme në karrierën time. Pa përkrahjen dhe dashurinë e tyre nuk do të ishte lehtë.

Moda për ty është sakrificë apo privilegj?

Janë të dyja në të njëjtën kohë. Gjithmonë duhet të sakrifikojë dhe duke sakrifikuar jam e privilegjuar që kam mundësinë të udhëtoj nëpër botë, të mësoj për kultura të ndryshme, të takohem me njerëz fantastik etj. Sakrificë është edhe largimi im nga të dashurit e mi: familja dhe shoqëria. Janë rralluar pushimet e mia familjare, në ditëlindjet e tyre mungoj shumë herë ose, thjesht, më mungojnë ditët kur gjithçka ishte normale, si në kohën e fëmijërisë.

Kaloi shumë kohë prej se je pjesë e rëndësishme e fushës së modës ndërkombëtare. A je e kënaqur me suksesin e arritur?

Kam arritur gjithë ata që kam dashur të arrij lëmin e modës. Kam ëndërruar të punoj me dizajnerët: Karl Lagerfeld, Zhan Paul Gautier, Tom Fordin e shumë të tjerë. Unë, po ashtu, kam ëndërruar të bëhem pjesë e revistave: “Vogue” dhe “Elle” dhe këtë e kam realizuar.

Sa është vështirë të depërtohet jashtë vendit, duke ditur se atje ku ti punon dhe jeton kanë traditë të jashtëzakonshme në lëmin e modës?

Nga përvoja më duhet të them se është shumë vështirë. Ke konkurrencë shumë të madhe, vajza të bukura dhe një fushë të modës, e cila gjithmonë është në kërkim të stileve dhe pamjeve të ndryshme. Të mbijetosh duhesh të jesh ambicioze. Duhet, thjesht, t’ia kushtosh jetën modelimit.

Nuk ke reshtur së pozuari për kopertinën e së famshmes “Vogue”, “Elle”,“Marie Claire” dhe shumë të tjera. Si ndihesh?

Jam person shumë kritik ndaj vetes. Normalisht që në fillim kam qenë pak e emocionuar
kur e kam parë veten në revista, por me kalimin e kohës fillova të mësohem.

Emina, je ngjitur në pasarelat e Nju – Jorkut, të Parisit dhe Milanos me veshjet e firmave “Versace”, “Dolce & Gabana”, “Fendi”, e shumë të tjera. Si është të punosh me një kast të famshëm dhe me ndikim botëror?

Është, thjesht, një ndjejnë e kënaqësisë dhe privilegj për mua. Duke qenë vetvetja u bëra e suksesshme në modelim.

Gjatë sfilatave sfilon edhe me veshje të brendshme seksi. Ka pasur reagime nga shqiptarët kur të kanë parë duke sfiluar dhe pozuar me të brendshme seksi?

Nuk i dëgjoj fjalët e huaja. Puna ime është t’i prezantoj dhe t’i shes rrobat që i reklamoj.

Kohëve të fundit je gjithnjë e më e pranishme në mediet shqiptare. Tashmë reklamon edhe xhinsët e një firme shqiptare. Si u bëre pjesë e këtij projekti?

Shoku im i dashur, Fadil Berisha, më tregoi për këta xhins dhe ma bëri me dije se është hapur një fabrikë në Kosovë për prodhimin e tyre. Si dhuratë për hapjen e fabrikës kam vendosur të pozoj falas.

Gjërat në trojet shqiptare gjatë viteve të fundit për modelet dhe fushën e modës kanë ecur mirë apo keq?

Po ecim me kohën, por mund të ecim edhe më mirë.

Sa është vështirë sot t’i mbijetosh tregut të modës?

Duhet të jesh person i fortë për t’i mbijetuar thashethemet dhe konkurrencën. Bota e modës është jashtëzakonisht konkurruese.

Për vajzat shqiptare në Kosovë dhe në diasporë je më e preferuara. Çfarë do të thotë kjo për ty?

Dua që ato t’më marrin shembull mua, si femër shqiptare, e që kam realizuar ëndrrën time. Pra, secili mund të arrijë ëndrrën e vet, por të ketë besim në vetvete.

Pate një martesë fillimisht të lumtur, por u ndatë. Ish-bashkëshorti juaj nuk mundi t’i mbijetoj jetës tënde si modele apo pat arsye të tjera të ndarjes?

Jam martuar shumë e re. Nuk e fajësoj karrierën për problemet në jetën martesore.

Por, një femre të re, të bukur, të famshme, ambicioze si ti, sigurisht nuk i mungojnë ofertat apo?

Kam oferta si çdo femër tjetër.

Na trego diçka më shumë rreth jetës tende private. Ka ndonjë dashuri të re në ?

Po, ka diçka të re…

 

Burimi Informativ: Shqiperiacom

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00