Christina Aguilera: Gjithmonë kam qenë e dobët, tani më pëlqen trupi im

Shtimi i menjëhershëm në peshë e ka vënë shpesh përballë kritikave të ndryshme, Christina Aguilera shprehet se ndihet shumë mirë dhe se i pëlqen pamja e saj aktuale.

“Gjithmonë kam qenë shumë e dobët, prandaj më pëlqen pamja ime tani, që kam ca kile më tepër dhe sigurisht, më pëlqen të tregoj dekoltenë time”, – është shprehur këngëtarja për revistën ‘Lucky’.

Por me gjithë deklaratat e saj, Aguliera duket se ka mbuluar shumë më tepër se ç’bën zakonisht në fotografitë e saj, në imazhet e realizuara për revistën ‘Lucky’. Ajo mban të veshur një fustan të zi të mbyllur, në disa imazhe të shoqëruar edhe nga një xhaketë xhins. Këngëtarja i është futur rrugës së muzikës që në vitin 1993, kur ishte fare e vogël, ndërsa arriti kulmin e karrierës së saj disa vite më vonë. Duke ju referuar atyre viteve, Aguilera ka rrëfyer se tashmë i vjen neveri nga përpjekja që bënin njerëzit për ta nxjerrë në skenë të shndërruar në një Barbi.

Ajo është shprehur optimiste në faktin se fansat e dikurshëm do të kenë të njëjtin adhurim edhe për albumin e saj të ri. “Si një 30-vjeçare kam zbuluar pavarësinë time dhe ishte vërtetë argëtuese të eksploroje në këngë të reja”, – është shprehur këngëtarja e hitit ‘Fighter’.

 

Burimi Informativ: Shqip

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0