D-AlboZ (YM Inc)

Font size: Decrease font Enlarge font

Historiku Grupit:

D-AlboZ e kane origjinen e vete ne vitin 2002, emri eshte vene pasi vete djemte jetojne ne “13 mile”, Detroit [Michigan , U.S.A].

Grupi D-AlboZ ka qene i pa ndar ne cdo rrethane, perkrah ne jeten e perditshme duke mbijetuar kundra frymes diskriminuese dhe veshtiresive te jetes ne emigrim! Te gjitha keto ishin nje stimul duke nxitur ambicien e grupit qe kerkonin me cdo lloj “arme” te vazhdonin rrugen qe do ti çonte drejt suksesit! Ne vitin 2003 grupit i shtohet nje tjeter pjestar i ri, WEEZZY [ Adrian Yzeiraj] shok femijerie ne Fier ku aktualisht jeton dhe studion ne Milano. Kur pjestaret origjinar kthehen ne atdhe, ne hapat e tyre te para filluan te shkruanin texte, aty lindi dhe frymezimi per te filluar kete aventure.

Stili dhe rryma normalisht ishte shume ndryshe nga ajo qe paraqitej ne ambjentin Shqiptar! Kjo enderr e pakonsoliduar u nderprye kur disa nga pjestaret e grupit vendosen te ktheheshin ne Amerike dhe gjithcka morri metaforen e nje “Endrre e bukur”! Pas disa vitesh WEEZZY leviz ne Milano dhe nepermjet internetit arrijne te shkembejne kontaktet kur me vone do te fillonte shkembimi i texteve nepermjet internetit, Keto vite ishin “start-up” i grupit kur disa prej pjestareve [Gerti, Endri, Enea, Fabio & Gino] filluan te krijonin veprat e tyre te para, Weezzy [Milano] ne pamundesi te presences fizike regjistrone zerat dhe ja dergonte grupit gjithmone nepermjet internetit. Ne vitet ne vazhdim çunat arriten te publikonin veprat e tyre te para si “RRUGET E ZEZA”, “HAJDE SONTE” ku njehkosisht Weezzy publikon videon e tij te pare zyrtare ne nje bashkepunim atistik me Kastro Zizo me titullin Metamorfoza.

Ne vitin 2008 Grupi humbet nje nga shoket e ngushte Fabio, ngjarja pa dyshim tronditi gjithe stafin dhe shoqerine e grupit! Pas kesaj tragjedie, te prekur ne mase per kete humbje te madhe Grupi ndjen nje obligim moral ne vetvete, ne nder te pjestarit te larguar nga jeta vendosen te krijonin kompanine me emrin “Young Millionaire Inc.” Kjo kompani bashkonte pjestaret e grupit qe ndodheshin ne 3 anet e botes Itali, Shqiperi dhe Amerike! Ne fillim te vitit 2009 nisin hapat e para te krijimit te albumit me qellimin e vetem te nje endrreje te len pezull, dhe kenaqesine e deshiren qe kishte pjestari qe tashme nuk gjendesh me mes tyre “FABION”. Ne gusht te vitit 2010 doli klipi i pare si grup “YOUNG MILLIONAIRES” me albumin qe titullohet “YOUNG & RICH” qe pritet te dali veren e vitit 2011. Konteksti ne te cilen grupi fokusohet perqendrohet konkretisht ne vuajtjet, pengesat, ngritja dhe pasuria dhe shume aspekte te bukura te jetes.

Slogani qe D-AlboZ i dergon te rinjve Shqiptare ne Shqiperi dhe anembane botes eshte: edhe pse mundesite nuk jane te shumta, edhe pse shume mundohen te behen pengese, ku shoqeria primitive dhe e pa-emancipuar vendos kushte ne nuk duhet kurre te dorezohemi dhe asnjehere nuk duhet reshtur se luftuari perball veshtiresive qe paraqiten ne jete! Eshte lufta e fort, krenaria e te qenit vetvetja, ruajtja e bazave te forta familjare dhe respekti reciprok per shoqerine qe do e bejne njeriun te eci perpara ne jete. E ardhmja eshte ktu…E ardhmja jemi ne…Shoqeria Shqiptare.

 

Fragment i shkeputur nga Historia e grupit [D-ALBOZ] [YM.Inc]

 

Fieri.com / Florian Yzeiraj

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (2 postuar)

avatar
besari 15 December, 2010 05:17:16
kta cunat kte vit po fillojn te bejn muzik t'mir,sidomos me ket video qe kan nxjerr dhe me at muzik nqs vazhdojn keshtu kan per te ec perpara...sinqerisht sm dukeshin ndonje gje ne fillim po tani i degjoj gati perdit....bravo...
avatar
Aldo Droboniku 02 January, 2011 01:04:48
Quhem Aldo dhe jetoj ne Florida USA. Jam me origjin nga Fieri. Tek po vizitoja faqen e Fieri.com dhe pasi lexova prezantimin retorik, dola ne konkluzionin qe djemte shqipetare kan fryme talenti te cilen e shquajne me zotesi. Kjo keng me sa degjova, u pershtat mese miri dhe u realizua ne saj te punes, sakrifices, dhe kembenguljes per ate qe donin te arrinin.

Thumbs up boys. Keshtu vazhdoni.
total: 2 | displaying: 1 - 2

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00