Fresh në 2010!
E bukur, seksi, joshëse dhe prej mbi 10 vjetësh një nga femrat më të mikluara të ekranit. Por, uragani Çiljeta nuk di të ndalet. Ashtu si edhe ky vit i ngjeshur me koncerte të pafundme, edhe ndërrimi i viteve do ta gjejë në shesh duke kënduar. Këtë herë në qytetin e Durrësit. E ndërkaq, festa do të jetë pranë familjes. Po Romeo? Çili këtë herë ka vendosur të mos flasë për të. Në fakt, pas Vitit të Ri ajo ka vendosur të ndajë shapin nga sheqeri. Megjithatë, ajo është optimiste dhe entuziaste më shumë se kurrë. Për më tepër, le të ndjekim rrëfimin e saj...
Çiljeta, si përfundoi ky vit për ty?
Ka qenë një vit i mbushur me shumë angazhime, qoftë me muzikë, qoftë nëpër koncerte të shumta që vazhdojë ende t’i kem.
Keni marrë pjesë në fushatë elektorale. Si mendoni, cilat janë emocionet, ndjesitë?
Unë e kam shprehur dhe e shpreh prapë, që koncertet më të bukura që kam përjetuar në jetën time kanë qenë koncertet e fushatës elektorale.
Çfarë keni pritur nga Viti i Ri?
Nga babagjyshi i Vitit të Ri kam pritur të ma bëjë vitin të mbarë, në çdo aspekt, por mbi të gjitha të jem e lumtur me veten time.
Keni bërë ca plane konkrete për Vitin 2010? Gjëra që ju doni t’i realizoni?
Sigurisht. Për momentin janë profesionale. Janë këngët e mia më të reja që jam duke i punuar me Florin, klipet që do realizoj këtë vit. Nuk diskutohet, janë dhe shumë projekte të reja që për momentin nuk dëshiroj t’i them, le t’i lëmë pak surprizë për vitin që vjen.
Duke qenë se keni pasur mjaft koncerte këtë vit, e keni menduar që të bëni një koncert tuajin recital?
Besojë se është akoma herët për karrierën time për të pasur unë një recital timin. Më duhen dhe nja tre vjet të tjera që ta bëj këtë gjë.
Mendoni se një koncert recital mund ta bëjë një këngëtar që ka vite eksperiencë?
Sigurisht, që të bësh një koncert recital duhet të kesh vite eksperiencë. Kështu që, mua më duhen disa vite të tjera për të realizuar një gjë të tillë.
Si ndiheni në tregun muzikor dhe çfarë ju dallon ju nga këngëtaret e tjera?
Unë bëra 10 vjet në skenë, kam që 14 vjeç dhe tani mbush 25, kështu që nuk e kam ndierë shumë këtë rivalitetin. Unë gjithmonë e kam shprehur, çdo artist është unik në stilin e vet, çfarë dalin mbrapa nesh janë thjesht kopjet tona.
Për sa i përket festivaleve, duket se jeni tërhequr? Edhe tek i preferuari juaj “Kënga Magjike” nuk ju pamë?
Tek “Kënga Magjike” këtë vit nuk mora pjesë për shkak se bëja tre vjet rresht aty dhe nuk kisha diçka të re, të bukur për të sjellë këtë vit. Në ‘Top Fest’ nuk e kam vendosur ende, të shoh nëse do të kem ndonjë material të mirë.
Vitin e Ri e prite vetëm apo...?
E festova me familjen, nuk jam vetëm.
Me apo pa Romeon?
Çiljeta nuk është asnjëherë vetëm në zemër, kështu që të tjerat pak rëndësi kanë.
Vitin e Ri do ta nisni vetëm apo...?
Do ta nis me koncertet e mia dhe me koleget e mia.
Pse vallë, keni bërë ndonjë plan që nuk do të jeni më me Romeon?
Jo, nuk kam bërë asnjë plan, gjërat i kam lënë të rrjedhin natyrshëm, nuk dua të deklarohem për jetën time private.
Burimi Informativ: BLUETOOTH























Komente (0 postuar):
Shkruani nje koment
VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!