Noizy: Bilanci i jetës sime, 100 këngë dhe mbi 100 femra me të cilat kam ndarë shtratin

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Shumë pak e dinë që Noizy u bë baba në Angli që në moshën 20 vjeç, edhe pse fëmijët janë fansat e këngëve të tij. Në sytë ë të gjithëve është shfaqur si djali plangprishës dhe rebel. Por jeta e tij ka ndryshuar kryekëput nga vitet e adoleshencës në Londër, ndjesive delikate për beben e tij vajzë, dhe karrierës së egër si boksier “streefight”. 25-vjeçari, i njohur tashmë si reper, tregon për sekretet e një djali si ai, dashurinë e vërtetë që e ka provuar vetëm një here kur ishte 15 vjeç, 100 këngët e publikuara, dhe mbi 100 femrat me të cilat ka pasur histori thjesht kalimtare.

Noizy, si shkoi kjo verë për ty, ku ke kënduar dhe a ke bërë një llogari të parave që fitove në koncerte?

Kam qenë një verë tepër intensive koncertesh. Kam kënduar pothuajse në të gjithë Kosovën, në Maqedoni dhe Ulqin, por edhe në bregdetet tona. Ia kam kaluar bukur.

Sa paguhet Noizy për një koncert, është e vërtetë që je reperi më i paguar i momentit?

Çmimet dhe paratë janë gjërat që s’kam dëshirë t’i diskutoj. Sa për reperi më i paguar, mendoj se çdo gjë ndodh për një arsye….

“Living your dream” ishte mixtape i fundit që e provove me miqtë artistë. Cila është ëndrra jote e re që dëshiron ta jetosh tani e tutje?

Unë jam në fazën që preferoj t’i lë ëndrrat mënjanë për një moment, dhe të vazhdoj punën, që janë këngët e reja dhe koncertet. Dua të kem kohë dhe mundësi që të krijoj prapë muzikë si në fillimet e mia, kur erdha në Shqipëri nga Londra, dhe i hyra kësaj rruge. Në fakt, më vjen pak keq që për momentin po e lë mbas dore qëllimin tim kryesor, krijimin,  duke u marrë me koncerte të shumta.

Ndërkohë, u fol për shumë bashkëpunime të tuat me këngëtare femra. Me cilat prej tyre po bën ndonjë këngë?

Siç e thashë, kam qenë humë i ngarkuar me punë dhe miq këtë verë, aq  sa s’kam pasur mundësi as të marr frymë.

Meqë jemi para festivalit të “Kënga Magjike”, ke menduar të marrësh pjesë për këtë edicion të ri?

Po e mbaj sekret këtë gjë.

Zakonisht këngët e tua i dedikohen dikujt, kujt ia kushton këngën e fundit?

Kënga ime më e re është një dedikim për shoqërinë time. Bashkë me  Dudën po realizojmë një këngë të re, që titullohet “Marrim rrugën”.

Në krijimet e tua, siç është natyra e reperit, ka dhe sharje, fjalë provokuese, urrejtje… dhe dashuri. Në jetën tënde, deri tani çfarë ke provuar më shumë?

Zhgënjime.

Nga kush je zhgënjyer?

Po më ka ndodhur të zhgënjehem nga njerëz që më rrethojnë në jetën e përditshme, nga njerëz që s’ta pret mendja.

Shumë është folur për lidhjet e tua me femrat, ku të fundit sipas gazetave kanë qenë vajza nga Kosova. Mund të thuash diçka më shumë?

Shumë shkrime në bazë të një fotoje krijojnë një histori që s’ka as fillim, as fund. S’kam lidhje dhe nuk dua të kem, sidomos kur jam i zënë me punë në nisje të albumit të ri. E kështu për momentin jam “single”.

Cilat janë preferencat e tua për femrat, si duhet të jenë ato që të të bëjnë për vete?

Pyetje e vështirë… Po varet se si një femër sillet, edhe kjo ndikon shumë tek unë.

Deri tani u duk se fole me shpërfillje ndaj femrave. Sa i përkushtuar je në historitë e tua e dashurisë?

Sa për kuriozitet, unë deri tani kam vetëm një histori dashurie në jetën time, që mund ta quaj dashuri të vërtetë, jo lidhje mujore.

Kjo ka qenë hera e parë që ke rënë në dashuri me ndonjë femër, apo hera e fundit?

Hera e parë dhe e fundit ka qenë historia ime e vërtetë, që ka zgjatur nga mosha 15 deri 20 vjeç. Ajo është mamaja e vajzës sime, Leandrës. Tashmë jemi ndarë, ato jetojnë të dyja në Londër, dhe i vetmi komunikim që kemi me ish të dashurën time është për vajzën tonë. Kemi ndier vërtet se ishim të vegjël. Ishte dashuri e sinqertë, asgjë më shumë. Ajo ishte 2 vite e gjysmë më e madhe se unë .

Pas asaj historie, vendin e saj nuk e ka zënë asnjë femër tjetër?

Po, natyrisht që kam njohur femra të tjera, por ama nuk kanë qenë dashuri.

Të ndihmon të rënit në dashuri për të krijuar muzikë, apo të pengon?

Varet nga partnerja më shumë, por nuk mund ta duroj shumë një person i thjeshtë një “VIP”. S’e di, ne personat që merremi me art  jemi njerëz të çuditshëm, flas për veten të paktën (qesh).

Për ata që s’e dinë ende, ti e the dhe vetë që je babai i një vajze 5 vjeçare. Si reagojnë vajzat kur marrin vesh që ti je baba kaq i ri?

Disa prej tyre kanë mbetur të habitura, disa janë mahnitur, disa të tjera të uritura… (qesh)

Ke qenë i martuar kur erdhi në jetë vajza?

Jo, kemi qenë thjesht të dashuruar.

Ndërkohë, beson te martesa, a do martohesh ndonjë ditë?

Do martohem sigurisht, nëse do dojë ajo që do dua. Do bëj gjithçka për të, por problemi është se për momentin s’jam aspak i intriguar nga martesa. Për më tepër, nuk jam fans dasmash të rrëmujshme siç bëhen këtu në Shqipëri.

E nëse do martoheshe, cila është ceremonia që ke imagjinuar për veten?

Edhe nëse do isha martuar, dasma ime do jetë shumë më ndryshe se  ç’bëhet në Shqipëri, ku ka shumë rrëmujë dhe njerëz të panevojshëm në dasmë. Unë kam planifikuar një ceremoni vetëm me njerëzit e mi shumë të afërt dhe do doja një festë me shumë relaks, jo orkestër shqiptare, por një mbrëmje me violina e piano në sfond, dhe me një gjelbërim shumë të madh.

Nëse do krahasoje në shifra femrat që ke pasur eksperienca me këngët që ke bërë, ka më shumë femra apo këngë në jetën tënde?

Mund të kem mbi 100 këngë, jam shumë i sigurt dhe, sa për femrat, do tingëllojë pak keq, por e them që kam pasur më shumë se 100 femra me të cilat kam përjetuar histori të ndryshme.

 

Burimi Informativ: Shqiperiacom

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (1 postuar)

avatar
123 06 November, 2011 05:52:39
I love you noizy
total: 1 | displaying: 1 - 1

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0