Adelina Ismajli: Jetoj për të treguar atë çka ndiej

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Konsiderohet një yll i madh në vendin e saj. Mirëpo, tani ajo po konsiderohet yll edhe në Zvicër, pas duetit të saj me Faudel. Beson edhe në famën evropiane. Adelina Ismaili ka lançuar që një muaj hitin e saj “I Love You More”, një duet me Faudel që u promovua edhe në Zvicër. Këngëtarja ka në fonotekën e saj ka 11 albume, ndërsa për momentin po punon në një album me këngë anglisht me kantautorin francez Frederic Chateau. Tepër e njohur në trojet shqipfolëse, Adelina njihet për temperamentin e saj të ashpër, si dhe një këngëtare që ka trajtuar me këngë edhe tema tabu,

siç është emancipimi i femrave, mbështetja e të drejtave të homoseksualëve dhe toleranca ndërfetare e ndërkulturore. Këngëtarja ka dhënë një intervistë për gazetën zvicerane “20 Minutes”.

Cili është roli i Zvicrës në karrierën tuaj?

Ky vend ka një rol të madh tek unë. Është vendi i parë që kam pasur kontakte me të që nga mosha 15-vjeçare. Vlerat kulturore më kanë influencuar shumë, sidomos niveli dhe disiplina në punë. Hera e parë që bashkëpunova me një zviceran ishte pas rënies së komunizmit në Shqipëri më 1999. DJ Bobo ishte personi i parë ndërkombëtar që vizitoi Shqipërinë. Këndova në një koncert me të në Tiranë për një organizatë humanitare. Po ashtu, kam punuar edhe me DJ Mr Pink. Me të kemi ribërë disa këngë tradicionale shqiptare, të cilat i kemi punuar me muzikë elektronike. Ishin shumë të suksesshme. Mund të them se Zvicra është shtëpia ime e dytë sa i përket karrierës. E njoh shumë mirë Zyrihun, Lozanën, Gjenevën ...

Jeni e famshme në Evropën Lindore sepse keni thyer disa tabu...

Në të vërtetë, qëllimi im është i qartë: Jetoj për të treguar atë çfarë ndiej. Në këngët e mia flas për tema “të ndaluara” nga ligji implicit i vendit tim. Ka shumë luftëra dhe beteja për të fituar te shqiptarët. Është e vështirë, por duhet dikush. Sepse rrahja e gruas është normale për disa shqiptarë, por unë jam kundër kësaj, madje nuk ka konsideratë edhe për homoseksualët. Ka shumë paradokse dhe jo drejtësi që unë dua t’i shpreh. Natyrisht, jam kritikuar për qëndrimet e mia dhe ende kritikohem, por kjo nuk më intereson. Do të vazhdoj në këtë ritëm sepse di se shumë njerëz vuajnë nga këto gjëra. Ndoshta jam i vetmi zë që dëshiroj ta ndryshoj këtë mentalitet.

Dukeni shumë e njohur në komunitetin shqiptar. Pse?

Sepse kam guxuar ta them atë që të tjerët nuk kanë mundur. Bëra atë çfarë ata dëshironin. Kam përfaqësuar lirinë e femrës në tekstet e këngëve të mia. Vallëzoj shumë në skenë. Ata më dëgjojnë dhe vallëzojnë me mua dhe më thonë se pas koncertit ndihen të lirë. Por, i këshilloj se liria nuk nënkupton anarkinë.

E konsideroni vetën Madona e Ballkanit?

S’jam bionde (qesh). Jo, mendoj se ne jemi krejtësisht të ndryshme. Ajo është amerikane, kurse unë shqiptare. Kemi mentalitet tjetër dhe luftojmë për kauza të ndryshme.

Ke kënduar me artistë zviceranë si DJ Bobo dhe Mr. Pink. Do të punosh prapë më ta?

Natyrisht që po! Kur më pëlqen puna me një artist dhe kjo korrespondon me atë çfarë bëj unë. Kur është kështu, atëherë bëj gjithçka të punoj me persona të tillë.

Keni lançuar një duet me Faudel, që quhet “I Love You More”. Si ishte bashkëpunimi?

Puna me Faudel ishte shumë e mirë. Por, të jem më e qartë, më ka impresionuar puna me kompozitorin e këngës Frederick Chatou. Ishte ai që bëri këtë projekt. Jam shumë e lumtur dhe dëshiroj të vazhdoj të punoj më të. Ai ka punuar me Helene Segara, David Hallyday, Jane Birkin, Yannick Noah dhe Lorie. Jam e kënaqur me bashkëpunimin.

Çfarë mesazhi ka titulli i këngës “I Love You More”?

Kuptim i këngës do të thosha është “ribashkimi i botës”. Të kemi kujdes me atë çfarë bëjmë vetvetiu. T’i trajtojmë të tjerët të barabartë. Ndoshta ky është hapi që duhet të bëjnë njerëzit në tokë.

Si kanë shkuar xhirimet në Paris?

Siç ndodh në Francë, plot punë dhe stres dhe plot kënaqësi e humor. Por, ishte shumë mirë. Një përvojë e re për mua. Kemi xhiruar tri ditë. Kam zbuluar një formë të re pune me mentalitet tjetër. P.sh., në Zvicër kam mësuar disiplinë në punë, që të jem më e qetë edhe kur jam e stresuar. Në Francë është shumë ndryshe: skuadra e xhirimit është e stresuar, por ne jemi të lumtur. Isha shumë e befasuar me atë sesi jam kënaqur në këtë aspekt.

Tashmë keni sukses në Zvicër. Bëni jetë të mirë?

Jam e lumtur dhe ndihem mirë. E kam pasur këtë mundësi dhe dëshiroj të bëj gjithçka që të mos e humbas.

A keni mësuar të flisni ndopak frëngjisht?

Po, natyrisht! Tashmë flas gjermanisht dhe kam filluar të mësoj frëngjishten dhe ju premtoj se do ta mësoj (qesh).
Burimi Informativ: ShqiperiaCOM
Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0