Olta Gixhari: I dua te gjitha dhe i dua tani

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Natyrën e saj të përkëdhelur e tregon edhe në një bisedë të thjeshtë. Është impulsive dhe aventuriere. Olta Gixhari, është nga ato femra që i ka hipur avionit vetëm me rrobat e trupit dhe asgjë më shumë, duke u “arratisur” për një javë pushime në një vend të botës. “I dua të gjitha gjërat dhe tani”,- shprehet Olta duke rrëfyer se e merr jetën si t’i vijë, dhe nuk bën plane për të ardhmen. Këtë fundjavë ajo do të jetë protagoniste në Teatrin Kombëtar me komedinë “Doktor Shuster” e autorit serb Dusan Kovacevic (Dushan Kovaçeviç).

Roli i saj është ai i një gazetareje të kronikës së zezë, të guximshme që nuk ka frikë nga askush. Kjo shfaqje do të jetë një gur i çmuar në CV e saj, pasi për herë të parë është në krah të një aktori si Robert Ndrenika. Gixhari është nga ato aktore që merr rolet që do, duke larguar me stil ato që nuk i pëlqejnë dhe që sipas saj nuk i përshtaten. “Do bëj gjithmonë atë që më bën të ndihem mirë”, thotë ajo duke shtuar se për këtë arsye është përzgjedhëse në rolet që merr.

Olta është nga ato vajza që shpesh është bërë pre e shtypit rozë duke u përfolur më së shumti për lidhjet e saj me meshkujt. Ajo nuk na tregon shumë për këtë pjesë, por na rrëfen më shumë për dashuritë e saj, e për momentet kur është ndjerë e tradhtuar.

Olta, si u ndjeve natën e parë me “Doktor Shuster” si gazetare?

Është shfaqja e një pune një mujore përballë publikut. U prit shumë mirë dhe na erdhi mirë për këtë. Kjo është një komedi e trishtë, ka tragjedi dhe brenda ka edhe gjëra që të bëjnë të mendosh. Në rol unë quhem Ana, jam gazetare e kronikës së zezë. Ana është një personazh shumë pragmatist deri diku e ashpër, është një femër që ka një lloj pushteti. Është një vajzë e mirë dhe e bukur nga pamja, por nga karakteri është komplet e kundërta ime. Nuk e kam pasur fare të thjesht ta bëj këtë. Në realitet jam njeri shumë i butë, qesh gjatë gjithë kohës, jam pak kapriçoze, kurse Ana është e fortë dhe shumë e ashpër. Nuk i trembet syri nga asgjë qoftë edhe nga kriminelet.

E kishe të vështirë të përshtateshe?

Kur më dhanë pjesën, fillimisht më pëlqeu e tëra. E aty fillova të mendoj për rolin tim. Është e çuditshme se me Anën unë jam dashuruar gjatë punës, sa më shumë prova bëja aq më shumë gjëra të reja i gjeta asaj në karakter. Që herën e parë që kam lexuar kam qeshur dhe kam qarë shumë me atë pjesë.

Është hera e parë që luan krah Robert Ndrenikës?

Po, është hera e parë, është një privilegj shumë i madh. Fundja është një CV e shkëlqyer, sepse nesër apo pasnesër, do të them se kam luajtur përkrah tij. Ndrenika në këtë pjesë është babai im, (Dr Shuster). Vetë mjeshtëria e tij të ndihmon shumë.

Ke pretendimet për rolet, si i zgjedh ato?

Mua më pëlqejnë rolet që më ngjisin, që janë afër moshës sime. Nuk do të preferoja të bëja një rol të moshës 35-40 vjeçar. Për sa kohë të jem në këtë moshë dhe në këtë fazë që jam, do marr dhe do preferoj role që janë pranë meje.

Ndihesh me fat që je aktive në profesion apo për ty nuk është çështje fati ?

Këto dy vitet e fundit nuk kam qenë shumë aktive. Jo se nuk kam pasur oferta me të thënë të drejtën, por unë kam seleksionuar pak, duke qenë se këtë profesion nuk e kam ekzistente. Ky është një pasion i imi, shumë i madh, por unë nuk dua të bëj kompromise dhe dua të seleksionoj pak. Deri më tani, gjithë rolet që unë kam bërë, i kam realizuar me dashuri shumë të madhe dhe nuk kanë qenë dy një lloj.

Fakti që je personazh publik ju ka privuar të bëni jetën që doni?

Po më ka privuar në gjëra të vogla. E dini si është puna: Këtu arti nuk ka hierarki dhe njerëzit e famshëm nuk kanë radhë. Në jemi vend i vogël dhe këtu nuk ka vend për hierarki fare, për mondanitet, këtu jemi të gjithë njëlloj. Jetojmë në Shqipëri, unë nuk mund të pres të jetojmë si në Hollivud.

Si është një ditë e juaja normale?

Unë nuk kam ndonjë ditë speciale, mua më pëlqen shumë të rri në shtëpi. Konsumoj shumë orë të tëra aty, lexoj, shoh dokumentarë, dal me miq për kafe, shkoj në palestër, shkoj shumë në qendra estetike dhe më pëlqejnë shumë masazhet.

Del darkave?

Dal, ka pasur periudha të gjata kur fundjavat i kaloja jashtë. E kam me periudha, ka pasur kohë kur dilja shumë jashtë vendit, ndërsa tani u bë ca kohë që po qëndroj në Tiranë.

Cili është stili juaj i të veshurit?

Jam natyrë klasike, por kjo nuk do të thotë që nuk e përdor sportin. Përkundrazi e përdor me vend, atje ku mendoj unë.

Si josh Olta Gixhari?

Duke qeshur. Por nuk e di ndoshta më vjen natyrale, pasi mendojë se çdo gjë që ka lidhje me ndjeshmërinë është shumë instiktive.

Në një marrëdhënie femër mashkull kush dominon më shumë?

Nuk është absolute. Unë në këtë jam kategorike dhe me të drejtën. Mendoj që kush është më i zoti dominon.

Ju dominoni?

Kur kam të drejtë, po.

Kush tradhton më shumë, femra apo  mashkulli?

As unë nuk e kam gjetur se po te them që tradhtojnë meshkujt, ata tradhtojnë me femrat, dhe femrat tradhtojnë më meshkujt, kështu që është njësoj.

Kush dashuron më shumë?

Meshkujt, sepse nuk harrojnë lehtë dhe se janë më të drejtë se femrat.

E ke nga eksperienca?

Pa diskutim, çdo konkluzion që nxirret është çështje eksperience dhe çështje jetese. Edhe sikur të mos e kem provuar në kurriz, kam parë, kam dëgjuar e lexuar. Në këtë pikë çdo njeri nxjerr një konkluzion.

Je ndjerë ndonjëherë e tradhtuar?

Nuk jam ndjerë e tradhtuar asnjëherë, por që jam tradhtuar, jam tradhtuar besoj. Të ndihem e tradhtuar do të thotë që dikush të më dalë jashtë bese, ndërsa për faktin tjetër, femër-mashkull po, besoj se po pastaj në ketë pikë jam ndjerë e zhgënjyer.

Keni provuar dikur të bëni prezantuesen në televizion, keni tentuar sërish?

Më kanë propozuar, dhe unë jam e bindur që e bëj, po të kem njerëz që më drejtojnë dhe që merren me mua. Unë do ta bëj një ditë një prezantim nëse do kem propozime por nuk dua ta bëj tani.

Është një nga synimet tuaja?

Unë nuk kam synime, unë i marr gjërat në mënyrë instiktive. Dmth, po më erdhën le të vijnë. Ose i marr ose i lë. Unë jam shumë bardhë e zi dhe nuk kam paramendime, të tipit: Çfarë do bëjë në 2013! Nuk i kam fare këto gjëra.

Cila është gjëja më e çmendur që ke bërë?

Jam nisur më pushime për dhjetë ditë vetëm me rrobat e trupit. Jam nisur pa plan, pa asnjë çantë të vogël me vete. Ashtu ma dha truri në ato momente, pasi nëse do kthehesha në shtëpi të merrja valixhet nuk do të quhej më aventurë, por do quhej parapërgatitje. Rri gjithmonë me pasaportë me vete në çantë, dhe “arratisem” shpesh. Tani më është bërë e domosdoshme. Kam nevojë të jem e lirë dhe shpesh herë ia dhuroj vetes ketë liri, e hedh veten diku ku askush nuk më njeh dhe ku edhe unë nuk njoh askënd.

 Vendi më i bukur që ke vizituar?

Parisi, jam e dashuruar me të. Nuk mendoj se do më bëjë ndonjë qytet tjetër i Evropës më shumë se sa Parisi.

Je natyrë romantike?

Po, mendoj se po, por jam dhe natyrë rebele. Jam impulsive.

Kur ju humb durimi?

Kur diçka nuk bëhet shpejt dhe në kohën që dua unë. I dua gjërat shpejt, të gjitha dhe tani.

Ja del gjithmonë?

Ia kam dalë, pasi unë vetë jam natyrë e shpejtë. Nuk kam çfarë t’i bëj, është natyrale, nuk është se e stimuloj unë.

Çfarë të bën për të qarë?

Vetja ime. Mërzitem shumë me veten ndonjëherë. Kam natyrë shumë komplekse. As unë nuk e njoh veten deri në fund. Unë qaj ndonjëherë edhe nga mendimet që kam në kokë. Ka momente që flas me veten time dhe ajo kthehet jo si në monolog por në dialog. Se ti i kthen përgjigje, ku thua, jo bëhet kështu po ashtu.

Aktron në jetën e përditshme?

Jo fare, unë kështu jam gjithmonë. Nuk di të bëj aktrim në jetën e përditshme. Por unë kam dhe një gjë, kam luhatje të humorit.

Për Oltën

Është përfolur për lidhjet e saj më meshkujt. Gazetat shpesh kanë shkruar për pushimet e Oltës, për të dashurit aktual shpesh duke u nisur nga situata të caktuara dhe shpesh duke u futur në rubrikën e thashethemeve të suplementeve të ndryshme. Kur ja përmendim këtë pjesë ajo shprehet se: “Shumë gazeta kanë shkruar pa marrë asnjë reagim apo mendim timin. Kohët e fundit unë nuk jam prononcuar për asnjë media dhe përsëri gazetat nuk kanë reshtur së shkruari për mua. Rastis që shkruajnë pa thënë unë asgjë, ky nuk është faji dhe problemi im”.

 

Fieri.com / Entela Resuli

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0